3 December 2023, 21:02
Nga I.A
Homazhet per Liridonen
SUEDI- Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte e ndjera Liridona Ademaj në Suedi nga ku shprehi ngushëllime duke theksuar se e reja kosovare ishte person i mrekullueshëm. Aty në nderim të saj u ndezën qirinj e u vendosën lule. Me anë të një postimi në “X”, deputeti Jakobsson theksoi se Liridonën do ta kujtojnë me ngrohtësi, pasi tha se ajo ishte një person që vlerësohej nga të gjithë.
“Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi. Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe”, shkroi Jakobsson.
Vendi i saj i punës përmes një shkrimi në Facebook tha se Lili, siç e kanë quajtur atë, ishte një person shumë i dashur dhe se mirëpriste mysafirët e sigurohej që ata t’i dilnin të kënaqur nga kafeneja.
“Me trishtim të madh dhe zemra të rënduara duhet të njoftojmë sot se një person kaq i mrekullueshëm duhej të largohej shumë herët nga kjo botë. Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo gjithmonë jepte 100 përqindëshin e saj në vendin e punës dhe ishte vërtetë e hareshme me një buzëqeshje që ua ngjitke shpejt edhe kolegëve edhe klientëve” thuhej në postim.
30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur. Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij.
magnus jakobsson liridona ademaj
Bota
3 December 2023, 20:52
A.TH
Foto Ilustruese
DANIMARKË- Danimarka vendosi të marrë nën mbrojtje të gjitha vendet dhe institucionet që kanë lidhje me ...
Bota
3 December 2023, 20:41
I.A
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Çdo vit, mijëra njerëz nga të gjithë Shtetet e Bashkuara ofrojnë punë vullnetare p&eu...
Bota
3 December 2023, 20:25
I.A
MALI I ZI- Në Mal të Zi, të dielën, nisi regjistrimi i popullsisë, pas shtyrjes së disa herë të datës së par...
Bota
3 December 2023, 20:06
I.A
Giorgia Meloni dhe Aleksander Vucic
ITALI- Kryeministrja italiane, e cila pretendon të jetë një ndër mbështetëset kryesore t&...
Bota
3 December 2023, 19:53
A.TH
Gaza
IZRAEL- Menjeherë pasi marrëveshja me Hamasin morri fund Izraeli ka zgjeruar manovrën tokësore në sektorin jugor të Gaz&...
Bota
3 December 2023, 19:46
I.A
Naim Murseli
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Gran...
Bota
3 December 2023, 19:41
I.A
Maria Teresa Montaño
MEKSIKË- Gazetarja meksikane Maria Teresa Montaño u ka mbijetuar kërcënimeve me vdekje dhe një rr&eu...
Bota
3 December 2023, 19:30
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Prokurorët ukrainas po hetojnë nëse trupat ruse vranë dy anëtarë të shërbimit uk...
Bota
3 December 2023, 19:23
A.TH
Foto Ilustruese
FILIPINE- Filipinet akuzuan sot Kinën se ka krijuar një ishull me shkëmbinj në brigjet e saj pasi më shumë se...
Bota
3 December 2023, 19:00
I.A
Veton Raci
SHBA- Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave kundër ndërtimit të një fabrike çimentoje në komu...