17 November 2022, 20:54
Nga I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Varkat e kontrabandistëve që trafikonin njerëz midis Siçilisë dhe Tunizisë, niseshin nga porti i Gelës ose nga brigjet e Agrigentos për të mbërritur në Afrikë dhe më pas ktheheshin me “ngarkesën” e njerëzve. ilfattonisseno shkruan se këto janë përfundimet pas operacionit “Deti i Hapur” i cili shkatërroi bandën kriminale dhe arrestoi 18 persona (11 tunizianë dhe 7 italianë).
Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminale me qëllim trafikimin e paligjshëm të njerëzve dhe nga përgjimet është zbuluar se “kapoja” i bandës urdhëronte personat e tjerë që nëse do të kishin probleme ata mund t'i hidhnin emigrantët në det të hapur. Gjyqtari ka urdhëruar dënim me burg për 12 kontrabandistë dhe arrest shtëpie për gjashtë të tjerët. Hetimet e kryera nga hetuesit bënë të mundur konstatimin se skafi ishte vjedhur në Katania pak ditë më parë dhe se kishin zbritur dhjetëra persona me origjinë afrikane. Më vonë, hetuesit gjetën një çift me origjinë tuniziane që favorizonin hyrjen e parregullt në territorin italian, kryesisht të qytetarëve afrikano-veriorë.
Çmimi për person, i paguar në Tunizi para nisjes, do të ishte midis 3,000 dhe 5,000 euro dhe fitimi i supozuar i organizatës kriminale, sipas vlerësimeve hetimore, do të ishte midis 30,000 dhe 70,000 euro për çdo udhëtim. Më 26 korrik 2020, për një nga udhëtimet e planifikuara nga të dyshuarit, një varkë do të nisej nga porti i Licata në drejtim të bregdetit tunizian për të marrë njerëzit që do të çoheshin në Itali. Vetëm dështimi i të dy motorëve e pengoi udhëtimin të përfundonte dhe anija mbeti në rrugë. Organizata e supozuar kriminale do të ishte promovuar nga një burrë dhe një grua tuniziane, të dy tashmë në arrest shtëpiak.
deti i hapur
Bota
17 November 2022, 20:31
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 17:30 në Athi...
Bota
17 November 2022, 20:09
I.A
Bruno Carbone
ITALI- Një trafikant italian droge, një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë, ë...
Bota
17 November 2022, 19:49
I.A
Visar Duriqi
KOSOVË- Kryeredaktori i gazetës “Insajder” në Kosovë, Visar Duriqi ka dhënë detaje në lidhje me...
Bota
17 November 2022, 19:15
I.A
SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi të enjten se do të heqë dorë nga posti i saj drejtues...
Bota
17 November 2022, 18:40
I.A
SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi thotë se nuk do të kandidojë për një post drejtues, nj&eu...
Bota
17 November 2022, 18:18
I.A
Studentet
SHBA- Katër studentë në Universitetin e Idahos u gjetën të vdekur pranë kampusit. Kryebashkiaku i Boise, Idaho...
Bota
17 November 2022, 17:40
I.A
Edi Rama, Guterres dhe Erdogan
UKRAINË- Një marrëveshje e kohës së luftës që lejoi rifillimin e eksporteve t&eum...
Bota
17 November 2022, 17:41
k.m.
Deputetët e Listës Serbe
PRISHTINË- Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe subjektit kryesor të serbë...
Bota
17 November 2022, 16:49
e.k.
Anthony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Rusia mban "përgjegjësinë përfundimtare" p&eu...
Bota
17 November 2022, 16:23
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Ngjarja që u shpalos në orët dramatike pas sulmit me raketa në fshatin polak Przewodów dhe derisa...