Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Oqeanet e botës nuk kanë qenë kurrë më të ngrohta sesa fundjavën e kaluar. Sipas programit të BE-së, Copernicus, temperatura mesatare e matur ishte 21,1 gradë Celsius. Emetimet e CO₂ dhe El Niño si shkaqet kryesore.
Më 22 gusht oqeanet e botës ishin më të ngrohta se kurrë më parë, që ngafillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të BE-së Copernicus temperatura mesatare globale e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius.
Studiuesit e klimës u habitën veçanërisht nga koha e këtij rekordi. Zakonisht temperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prill, pra pas verës në hemisferën jugore. Rekordi i mëparshëm prej 21,09 gradësh ishte regjistruar në mars të vitit 2024.
Vlera e re rekord vjen pas një sërë rekordesh mujore dhe vlerash pothuajse rekord, që janë matur gjatë këtij viti.
Emetimet e CO₂ dhe El Niño si shkaqet kryesore
Sipas Stefan Rahmstorf nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimeve Klimatike, rekordi i ri është kryesisht pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe e qymyrit.
Temperaturat po rriten edhe më tej për shkak të fenomenit klimatik El Niño në Oqeanin Paqësor, i cili shfaqet çdo disa vjet dhe shkakton temperatura veçanërisht të larta në atë rajonet tropikale, shpjegoi Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në Copernicus. Rekordi i ri i temperaturave është një tjetër shenjë se oqeanet po janë gjithnjë e më shumë nën presion. Me rritjen e temperaturave në det dhe oqeane, shtohen edhe rreziqet për banorët e zonave bregdetare dhe ekosistemet.
Sipas Rahmstorf një nga pasojat është shkatërrimi i koraleve në mbarë botën, i cili konsiderohet një pikë kritike klimatike. Për këtë rrezik, shkenca ka paralajmëruar prej vitesh.
Rreziku nga reshjet e dendura dhe stuhitë po rritet
Sipas Copernicus temperaturat më të larta të detit rrisin gjithashtu rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit. Një oqean më i ngrohtë çliron më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, gjë që mund të shkaktojë reshje më të dendura dhe stuhi më të fuqishme. Po ashtu ai mund ta thithë CO₂-në nga atmosfera në mënyrë më pak efikase, duke dobësuar kështu një nga mekanizmat më të rëndësishëm natyrorë mbrojtës kundër ndryshimeve klimatike./DW
Pete Hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës usht...
Sergei Rasokhin RUSI- Për dy vjet, Sergei Rasokhin jetoi i fshehur në Rusi për t’iu shmangur shërbimit ushtarak. Së fundmi, ...
Scott Bessent SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar trysnin&eum...
Lugina e Vdekjes SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes. në...
foto ilustruese FRANCË- Përdorimi i telefonave celularë do të ndalohet përfundimisht në të gjitha shkollat e mesme ...
Foto ilustruese ITALI- Hajdutët e artit në Evropë po kryejnë më shumë grabitje të dhunshme që ...
Pamje nga operacioni SPANJË- Policia spanjolle ka sekuestruar 1,410 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar tre persona gjatë një opera...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të rrisin mbësht...
Kosova e varur nga mishi brazilian KOSOVË- Mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili ka importuar Kosova vetëm në shtat...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përshkallëzimin e luftës tregtare me Kanadanë, duke paralajmëruar ...