1 July 2025, 07:25
Nga N.F
musk, trump
SHBA- Konflikti i presidentit Donald Trump me Elon Musk mbi propozimin e buxhetit të paraqitur nga presidenti amerikan duket se po arrin kulmin.
Në zhvillimet e fundit mbi këtë përplasje, Musk zbuloi emrin e partisë që do të formohet të nesërmen nëse buxheti miratohet, dhe Trump u përgjigj me kërcënimin se ndoshta Musk duhet të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut
Musk ishte i pari që i hodhi benzinë zjarrit duke akuzuar administratën Trump për shpenzime irracionale që kanë shtyrë tavanin e borxhit me pesë trilionë dollarë, një shumë rekord. Edhe një herë, ai foli për nevojën për të krijuar një parti të re që "vërtet kujdeset për njerëzit".
Pak kohë më vonë, ai i bëri qëllimet e tij edhe më të qarta, duke shkruar: "Nëse ky projektligj i çmendur për shpenzimet miratohet, Partia Amerikane do të themelohet të nesërmen. Vendi ynë ka nevojë për një alternativë ndaj sistemit njëpartiak Demokrat-Republikan, në mënyrë që njerëzit të mund të kenë vërtet një ZË".
Në të njëjtën kohë, ai "nguliti" në llogarinë e tij X rezultatin e sondazhit që kishte kryer përmes së njëjtës platformë, sipas të cilit 80% janë pro krijimit të një partie të re në SHBA. "Zëri i popullit është zëri i Zotit", shkroi Musk.
"Ndoshta ai duhet të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut"
Pak më vonë, përgjigja e Donald Trump erdhi nëpërmjet rrjeteve sociale, i cili, me postimin e tij në Truth Social, "i tregoi derën e daljes" nga SHBA-ja manjatit të Afrikës së Jugut, duke shkruar, ndër të tjera, "Elon ndoshta duhet ta mbyllë biznesin e tij dhe të kthehet në atdheun e tij, Afrikën e Jugut".
Sipas postimit të Trump, "Elon Musk e dinte, shumë kohë para se të më mbështeste me kaq forcë për presidencën, se unë isha kundër fuqimisht makinave elektrike të detyrueshme. Është qesharake dhe gjithmonë ka qenë një pjesë e madhe e fushatës sime. Makinat elektrike janë në rregull, por jo të gjithë duhet të detyrohen të blejnë një të tillë
Elon mund të marrë më shumë subvencione se çdo person tjetër në histori, dhe pa subvencione, Elon ndoshta duhet ta mbyllë biznesin e tij dhe të kthehet në atdheun e tij, Afrikën e Jugut. Nuk do të ketë më lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike, dhe vendi ynë do të kursejë një pasuri. Ndoshta duhet t'i kërkojmë DOGE-it ta marrë seriozisht në konsideratë këtë? DO TË KURSEJË SHUMË PARA!!!" përfundoi presidenti amerikan postimin e tij.
elon musk donald trump
Bota
1 July 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
EVROPË- Evropa Jugore po përballet me valën e parë të të nxehtit intensiv, me temperatura q&eu...
Bota
30 June 2025, 22:54
M.B
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 7...
Bota
30 June 2025, 22:54
E. D
foto ilustruese
SERBI- Filluan me thirrje për përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve në Novi Sad. Vazhduan me thirrje pë...
Bota
30 June 2025, 22:25
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Moska ka nisur një fushatë të fshehtë sabotimi brenda territorit të Ukrainës, ku po rekruton të r...
Bota
30 June 2025, 22:15
M.B
Adam Kadyrovi
ÇEÇENIA- Dasma luksoze dhe festimet e Adam Kadyrovit, djalit 17-vjeçar të udhëheqësit çeçen...
Bota
30 June 2025, 22:08
E. D
foto ilustruese
SHBA- Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur së fundmi prova të një planeti të ri përtej sistemit ...
Bota
30 June 2025, 21:58
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 67 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, du...
Bota
30 June 2025, 19:23
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin...
Bota
30 June 2025, 19:18
E. D
centrali berthamor
IRAN- Imazhet e reja satelitore tregojnë aktivitetin e restaurimit në kompleksin bërthamor të bombarduar Fordow t&eu...
Bota
30 June 2025, 19:10
E. D
pamje nga protesta
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Kremlini nuk mund ta përjashtonte mundësin&eu...