2 June 2025, 15:14
Nga E. D
pamje nga takimi
STAMBOLL- Pas rret 1.5 orësh, ka përfunduar raundi i dytë i negociatave midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Pallatin Ciragan në Stamboll. Sipas informacioneve, diskutimet u zhvilluan në rusisht, pa pjesëmarrjen e një përkthyesi për asnjërën palë. Ndërkohë tani priten përditësime zyrtare nga përfaqësuesit e ekipeve negociuese, të cilat do të tregojnë se cilat çështje u diskutuan dhe nëse ka pasur ndonjë marrëveshje të re.
Procesi filloi me një fjalim të shkurtër hyrës nga Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan. Kreu i diplomacisë turke iu referua në veçanti rolit të SHBA-së në përfundimin e luftës në Ukrainë, duke thënë konkretisht: "Ne e konsiderojmë besimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në këto bisedime jashtëzakonisht të rëndësishme. Vendosmëria e vendimit të zotit Trump për të rivendosur paqen ka hapur një dritare të re mundësish.”
Fidan tha se në këtë raund bisedimesh do të diskutojmë përgatitjet për takimin e liderëve. Gjëja kryesore është të sigurohet paqe e qëndrueshme dhe përsëriti se Turqia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha llojet e hapave lehtësues në këtë proces.
Ai iu referua gjithashtu shkëmbimit të të burgosurve, 1,000 nga secila palë, për të cilin u ra dakord në raundin e mëparshëm të bisedimeve në Stamboll, më 16 maj, duke shtuar se "sytë e të gjithë botës janë te kontaktet dhe diskutimet që do të keni këtu. Ne besojmë sinqerisht se ju do ta shfrytëzoni sa më shumë këtë mundësi dhe do të arrini rezultate konkrete që do të na sjellin një hap më afër paqes."
"Shqetësimi kryesor është të sigurohet paqja e qëndrueshme", tha Ministri i Jashtëm turk, ndër të tjera, në fillim të bisedimeve në ish-Pallatin Ciragan në Bosfor.
lufta ukraine-rusi stamboll
Bota
2 June 2025, 14:55
N.F
Pamje nga vendngjarja
SPANJË- Dy skocezë, anëtarë të një bandë kriminale me bazë në Glasgoë janë q&e...
Bota
2 June 2025, 13:35
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SIÇILI- Një alarm është dhënë në Siçili, pas shpërthimit të ...
Bota
2 June 2025, 12:51
N.F
Starmer
ANGLI- Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur së fundmi se Britania e Madhe nuk mun dtë injorojë kërc...
Bota
2 June 2025, 12:37
N.F
Marcel Bauer
GJERMANI- Deputeti i Partisë së Majtë (Die Linke), Marcel Bauer u përjashtua dy herë nga Seanca Plenare e B...
Bota
2 June 2025, 11:52
r.ll
foto ilustruese
BULLGARI- Autoritetet bullgare presin të marrin dritën jeshile këtë javë nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore...
Bota
2 June 2025, 11:34
N.F
Von der Leyen
POLONI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar sot Karol Nawrotskin për fitoren e tij në ...
Bota
2 June 2025, 10:13
N.F
Stefano Addeo dhe Meloni
ITALI- Stefano Addeo, mësuesi që i uroi vdekjen vajzës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ka dhën...
Bota
2 June 2025, 10:01
N.F
Foto
GJERMANI- Para pak ditësh kancelari Merz kërkoi që gjermanët të punojnë më shumë dhe më me efikasitet: Po...
Bota
2 June 2025, 09:56
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Presidenti i Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, bëri një bilanc fillestar pozitiv p&eu...
Bota
2 June 2025, 09:21
r.ll
donald trump
SHBA- Ishte e vështirë të imagjinohej një përparim i dukshëm nga bisedimet e drejtpërdrejta midis Rusis&eum...