LIVE UPDATES
Bota

"Po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar!" Analiza: Shtetet e pasura po revoltohen kundër emigracionit 

Vetëm 10% e australianëve duan më shumë emigracion, një rënie e mprehtë nga disa vite më parë.

18 August 2024, 07:27 Nga M.B
"Po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar!"
Foto ilustruese

SHBA- Emigrantët po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar. Mbi gjysma e amerikanëve dëshirojnë “deportimin e të gjithë emigrantëve që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme në tokën amerikane”, nga një e treta në vitin 2016. Vetëm 10% e australianëve duan më shumë emigracion, një rënie e mprehtë nga disa vite më parë. Keir Starmer, kryeministri i ri britanik i qendrës së majtë, dëshiron që vendi i tij të jetë “më pak i varur nga emigracioni, duke trajnuar më shumë punëtorë britanikë”.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, kohët e fundit, tha se sistemi i emigracionit i vendit të tij “nuk po funksiononte siç duhej” dhe se dëshironte të përgjysmonte emigracionin neto. Ndërkohë, Donald Trump premton dëbime masive, nëse fiton zgjedhjet presidenciale amerikane.

Këto nuk janë thjesht fjalë. Australia, Britania dhe Kanadaja po shënjestrojnë universitetet e lira që ofrojnë kurse të thjeshta për njerëz, qëllimi i vërtetë i të cilëve është të punojnë në këto vende. Këtë vit, Kanadaja shpreson të ulë numrin e lejeve të studimit me një të tretën. Shtete të tjera po e bëjnë më të vështirë që emigrantët të sjellin familjet me vete.

Presidenti Joe Biden ka njoftuar masa për të ndaluar marrjen e azilit për ata njerëz që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin jugor të Amerikës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dëshiron të përshpejtojë dëbimet nga vendi. Edhe Gjermania po zbaton plane të ngjashme. Në të ardhmen mund të vijnë masa më të rrepta në të gjitha vendet e zhvilluara.

Planet e zotit Trump nënkuptojnë largimin e ndoshta 7.5 milionë njerëzve. Çfarë do të nënkuptojë e gjithë kjo për ekonomitë e vendeve të pasura? Ndryshimi i qasjes vjen pas një periudhe emigrimi shumë të lartë. Në tre vitet e fundit, 15 milionë njerëz janë shpërngulur në shtetet e pasura, rritja më e madhe në historinë moderne.

Vitin e kaluar, më shumë se 3 milionë njerëz emigruan në Amerikë, 1.3 milionë shkuan në Kanada dhe rreth 700,000 në Britani. Të ardhurit vijnë nga të gjitha anët, duke përfshirë qindra mijë ukrainas që ikin nga lufta dhe me miliona persona nga India dhe Afrika Nënsahariane.

Tani ka shenja se ky bum emigracioni mund të marrë fund. Emigrimi neto në Kanada pothuajse është përgjysmuar që nga kulmi i fundit, dhe në Zelandën e Re, gjithashtu po bie ndjeshëm. Shtetet e pasura kanë më pak vende të lira pune se më parë, duke u dhënë emigrantëve më pak arsye për t’u zhvendosur.

Vërshimi i refugjatëve nga Ukraina është ngadalësuar. Masat e reja kundër emigrantëve gjithashtu kanë filluar të kenë efekt. Në BE, numri i shtetasve të vendeve të treta që u kthyen në atdheun e tyre pas një urdhri për t’u larguar, është rritur me 50% gjatë dy viteve të fundit.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, “kthimet e detyrueshme” nga Britania, u rritën me 50% në bazë vjetore. Kalimet e paligjshme në kufirin jugor të Amerikës, së fundmi ranë në nivelin më të ulët në tre vjet. Disa masa kundër emigracionit, veçanërisht dëbimet në shkallë të gjerë, mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për ekonomitë.

Kur Kanadaja rriti deportimet gjatë periudhës së Depresionit të Madh, ajo vuajti një kosto të madhe fiskale. Në vitin 1972, qeveria e Ugandës dëboi me mijëra njerëz me origjinë aziatike.

“Praktikisht nuk ka mbetur asnjë sipërmarrës afrikan për të bërë tregti”, u raportua në një memorandum konfidencial të CIA-s atë vit.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se ishte bërë e pamundur të prisje flokët në Kampala, pasi të gjithë dyqanet e berberëve ishin mbyllur. Personat e afërt me Donald Trump argumentojnë se “Operacioni Wetback” siç u quajt në mënyrë tallëse politika e ish-presidentit Dwight Eisenhower në vitet 1950, që dëboi me mijëra meksikanë pa dokumente, tregon se dëbimet masive mund të funksionojnë pa pasur efekte të këqija.

Është e vërtetë se ajo ishte një periudhë e rritjes së fortë ekonomike dhe inflacioni mbeti i ulët. Sidoqoftë, krahasimi është mashtrues. Gjatë viteve 1950, emigracioni i ligjshëm i meksikanëve në Amerikë u rrit ndjeshëm. Nuk ka dyshim se propozimi i Trump për dëbime në masë, do të shkaktonte kaos ekonomik, sepse industri të tëra do të detyroheshin të gjenin staf të ri.

Warwick McKibbin, nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, mendon se në rast se zoti Trump arrin të deportojë me sukses 7.5 milionë njerëz, PBB-ja amerikane do të ulej me 12% gjatë tre viteve. Për sa u përket politikave më të moderuara për uljen e emigracionit, është ende e paqartë nëse mund të kenë ndikime pozitive apo negative në ekonomi.

Në një plan afatshkurtër, përpjekjet për të pakësuar emigracionin tepër të lartë, ndoshta do të ulnin inflacionin në tregun e banesave. Hulumtimi nga Banka Goldman Sachs tregon se në Australi, çdo rënie e emigracionit vjetor neto prej 100,000 vetash, do të ulte qiratë me rreth 1%.

Ndërsa emigracioni në Britani është ngadalësuar në muajt e fundit, po ashtu është ngadalësuar edhe ritmi i rritjes së qirave (faktorë të tjerë luajnë gjithashtu një rol). Sidoqoftë, me kalimin e kohës, rënia e emigracionit ndoshta do të nxiste inflacionin gjetiu. Me rënien e ofertës së punës, pagat mund të rriten më shpejt, duke rritur çmimin e shërbimeve si hoteleria.

Shtrëngimi i emigracionit mund të rriste edhe PBB-në për frymë të vendeve, që është kriteri që përdoret zakonisht për të matur standardet e jetesës. Për shembull, në Britani, ndërsa emigracioni u rrit në vitet 2022 dhe 2023, PBB-ja për frymë ra. Ka rënë edhe në Gjermani. Në Kanada, ka rënë edhe më ndjeshëm.

Kjo ka ndodhur pjesërisht, sepse të ardhurit e fundit janë në përgjithësi më pak të aftë se sa popullsia vendase, që do të thotë se ata nuk mund të kenë paga të larta. Edhe pse ky është një efekt mekanik dhe jo një goditje reale ndaj standardeve të jetesës së vendasve, ulja e emigracionit mund të ndalojë rrëshqitjen e PBB-së për frymë në një periudhë afatshkurtër.

Përpjekja për baraspeshë

Por do të kishte kosto afatgjata. Të ardhurit e rinj po gjejnë punë. Për dekada, emigrantët në Britani kishin më pak gjasa se vendasit për të punuar. Kjo nuk është më e vërtetë. Tani shkalla e punësimit të emigrantëve në Europë është e njëjtë me atë të vendasve. Emigrantët në Amerikë, prej kohësh, kanë më shumë gjasa që të punojnë sesa njerëzit e lindur në vend, dhe muajt e fundit, ky hendek është zgjeruar.

Goditja e emigracionit rrezikon të provokojë rishfaqjen e mungesës së fuqisë punëtore, që rrënoi ekonomitë e vendeve të pasura në vitet 2021 dhe 2022, dhe që uli PBB-në për frymë, duke krijuar mungesë efikasiteti. Në një plan afatgjatë, emigrimi sjell edhe më shumë specializim në fuqinë punëtore.

Më e rëndësishmja, të ardhurit e rinj shpesh punojnë në industri me paga të ulëta, por që megjithatë janë jetike, duke përfshirë ndërtimin dhe kujdesin shëndetësor. Nga viti 2019 deri në vitin 2023, numri i njerëzve të lindur jashtë shtetit në fuqinë punëtore të ndërtimit të Amerikës u rrit ndjeshëm, edhe pse numri i ndërtuesve vendas ra.

Në Norvegji, numri i punëtorëve të huaj të punësuar në kujdesin shëndetësor, është rritur me 20% që nga pandemia Covid-19. Numri i mjekëve që punojnë në Irlandë, por që janë trajnuar diku tjetër, është rritur me 28%. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i stafit kinez në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë është dyfishuar, ndërsa numri i kenianëve është trefishuar.

Me kalimin e kohës, vendet e pasura, të cilat kanë popullsi në plakje, do të kenë nevojë për më shumë punëtorë të rinj dhe të etur për të punuar. Kjo do të ndodhë, sepse pak politikanë po flasin tani për masa si rritja e madhe e moshës së pensionit, apo bërja e kujdesit shëndetësor shumë më efikas. Edhe pse goditja e emigracionit mund t’u japë politikanëve mbështetje për njëfarë kohe, kjo politikë do të bëhet e pakënaqshme për ekonomitë në një plan afatgjatë./ Monitor

emigracioni

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes