6 July 2023, 08:53
Nga f.i
Greta Thunberg
SUEDI- Prokurorët suedezë kanë ngritur aktakuzë ndaj aktivistes së njohur për klimën Greta Thunberg për mosbindje ndaj zbatimit të ligjit në lidhje me një protestë në qytetin e Malmos muajin e kaluar. Gazeta lokale Sydsvenskan raportoi të mërkurën se Thunberg u arrestua me aktivistë të tjerë pasi ata ndaluan trafikun në terminalin e naftës të portit në Malmo më 19 qershor.
Një deklaratë e shkurtër nga prokurorët suedezë të mërkurën tha se një "grua e re" u akuzua për mosbindje sepse "refuzoi të zbatonte urdhrat e policisë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes" gjatë protestës. Deklarata nuk e identifikoi personin, por zëdhënësja e Prokurorisë Suedeze Annika Collin konfirmoi se ishte Thunberg.
Gazeta Sydsvenskan tha se aktivistja 20-vjeçare suedeze do të thirret në gjyq në fund të korrikut. Një prokurore suedeze i tha gazetës se akuza e mosbindjes zakonisht dënohet me gjoba. Ekipi mediatik i Thunberg nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Thunberg frymëzoi një lëvizje globale rinore që kërkon përpjekje më të forta për të luftuar ndryshimet klimatike pas organizimit të protestave javore jashtë Parlamentit suedez duke filluar nga viti 2018.
Në fillim të këtij viti, aktivistja Thunberg u arrestua nga policia e Gjermanisë teksa po merrte pjesë në një protestë kundër prishjes së planifikuar të një fshati, për t'i hapur rrugë zgjerimit të një miniere të qymyrit. Ajo u lirua të nesërmen./REL
greta thunberg
Bota
6 July 2023, 07:51
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Për Kosovën është “absurd”, për Serbinë është “mesazh politik q...
Bota
6 July 2023, 07:47
f.i
Janet Yellen
KOSOVË- Sekretarja e Thesarit Janet Yellen udhëton të enjten drejt Kinës për t’u takuar me zyrtarë t&...
Bota
6 July 2023, 07:44
f.i
pamje nga vendngjarja
MEKSIKË- Të paktën 29 persona vdiqën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një autobus u rr&eu...
Bota
6 July 2023, 07:30
f.i
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden bëri një shfaqje publike të mërkurën të mbështetjes për anëtarë...
Bota
6 July 2023, 07:17
f.i
Silvio Berlusconi
ITALI- Testamenti i Silvio Berlusconit është hapur pasditen e të mërkurës dhe mesa duket jeta e njerëz...
Bota
6 July 2023, 07:13
f.i
foto ilustruese
FRANCË- Franca duket se i është rikthyer qetësisë pas tronditjes që shkatuan protestat e dhunshme që...
Bota
5 July 2023, 22:35
m.s
policia gjermane
GJERMANI- Rreth 7.800 njerëz në Berlin u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre sot, pasi një ...
Bota
5 July 2023, 22:23
m.s
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar në një intervistë për mediat vend...
Bota
5 July 2023, 21:37
m.s
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
MAQEDONI- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut vendosi pezullim të përkohsh&...
Bota
5 July 2023, 21:17
m.s
brenda nendeteses Titan
SHBA- Një operator i Titan humbi kontrollin e nëndetëses përpara se të fillonte të rrotullohej 360 gr...