3 May 2023, 20:09
Nga a.l
Stop Child Marriage
Një raporti i publikuar së fundmi nga UNICEF zbulon se rreth 640 milionë vajza, adoleshente dhe gra sot janë martuar kur ishin nën moshën 18 vjeç. Sipas raportit, aktualisht, rreth 12 milionë vajza dhe adoleshente bëhen nuse çdo vit.
Gjatë 25 viteve të fundit, shkalla me të cilën ndodhin martesa të tilla është ngadalësuar. Në vitin 1997, 25 për qind e grave të reja të moshës 20 deri në 24 vjeç ishin martuar para moshës 18 vjeç. 50 vjet më vonë, kjo shifër kishte rënë në 23 për qind. Deri në vitin 2022, ajo ishte në 19 përqind.
Sipas raportit, të titulluar "A është i mundur fundi i martesës së fëmijëve?", rënia u nxit kryesisht nga vendet e Azisë Jugore, veçanërisht nga India.
"Vetëm në dekadën e fundit, gjasat e një vajze për t'u martuar në fëmijëri janë ulur me gati gjysmën, nga 46 për qind në 26 për qind," thuhet në raport.
Nga të gjitha martesat e fëmijëve të shmangura në 25 vitet e fundit, 78 për qind ishin në Azinë Jugore. Ky përparim është nxitur kryesisht nga India, megjithëse rënie të dukshme janë parë edhe në Bangladesh, Maldive dhe Pakistan.
Megjithatë, ky rajon mbetet shtëpia e numrit më të madh në total i nuseve adoleshente, si rezultat i praktikave të vjetra dhe popullsisë së madhe të rajonit, shkruan Al Jazeera.
Azia Jugore, sipas UNICEF-it, ishte shtëpia e gati 45 për qind e të gjitha nuseve adoleshnet në botë. Raporti tha gjithashtu se rajoni sub-Saharian ishte gjithashtu një shqetësim i konsiderueshëm, ku vajzat atje tani po përjetojnë rrezikun më të lartë të martesës së fëmijëve në botë.
unicef
Bota
3 May 2023, 20:05
I.A
Vendi i ngjarjes
ITALI- Vrasje e dyfishtë në Paese, në provincën e Trevisos. Burrë e grua, 63-vjeçari Lino P...
Bota
3 May 2023, 19:47
a.l
Babai abuzon seskualisht me vajzën e tij të mitur
AUSTRALI- Një rast tronditës i abuzimit seksual të një të miture...
Bota
3 May 2023, 19:19
a.l
Paketat vetëvrasëse
KANADA- Një kuzhinier kanadez nga Toronto ka shitur në internet paketa me substanca helmuese për personat e d...
Bota
3 May 2023, 19:13
a.l
Miroslav Lajçak
I dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak deklaron se nisma...
Bota
3 May 2023, 19:06
a.l
Foto ilustruese
Mbi çerek miliard njerëz në 58 vende të botës u përballën me pasiguri akute ushqimore vitin e kaluar ...
Bota
3 May 2023, 19:01
a.l
Foto ilustruese
JAPONI- Japonia dhe NATO po kërkojnë të rrisin bashkëpunimin në hapësirën kibernetike dhe aleanca ...
Bota
3 May 2023, 18:56
a.l
Dmitry medvedev
RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaron se sulmi i supozuar me dron gjatë natës në Kremlin nuk i lë Mos...
Bota
3 May 2023, 18:37
a.l
Pamje nga vendi i ngjarjes
GJERMANI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në një shkollë fillore në Gjermani, ku...
Bota
3 May 2023, 17:15
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Një të shtunë në mbrëmje në fillim të marsit 2021, presidenti i Serbis&eum...
Bota
3 May 2023, 18:22
a.l
Moti i keq në Ruandë
AFRIKË- Më shumë se 115 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitje...