3 May 2023, 19:06
Nga a.l
Foto ilustruese
Mbi çerek miliard njerëz në 58 vende të botës u përballën me pasiguri akute ushqimore vitin e kaluar shkaku i konflikteve, ndryshimeve klimatike, efekteve të pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.
Pasiguria akute ushqimore përshkruan situatën kur jeta e një personi vihet në rrezik shkaku i pamundësisë së tyrë për të konsumuar ushqim adekuat. Raporti Global për Krizat e Ushqimit, një aleancë e organizatave humanitare e themeluar nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian, tha se njerëzit u përballën më vdekje nga uria në shtatë vende: Somali, Afganistan, Burkina Faso, Haiti, Nigeri, Sudan të Jugut dhe Jemen.
Në raport thuhet se numri i njerëzve që përballen me pasiguri akute ushqimore dhe që kërkojnë ndihmë urgjente ushqimore – gjithsej 258 milionë – është rritur për të katërtin vit radhazi. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e cilësoi këtë si dëshmi për “dështimin e njerëzimit” në qëllimin për t’i dhënë fund urisë në botë.
Edhe pse në raport thuhet se rritja e numrit të personave që përballen me këto probleme mund të jetë pjesërisht shkaku i rritjes së numrit të popullsive që u analizuan, ata thanë se gjithashtu u vërejt “një tendencë shqetësuese e përkeqësimit”.
Rein Paulsen, drejtor i emergjencave për Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, tha se një numër i madh i arsyeve po ndikonin që të përkeqësohej situata. Arsyet, sipas tij, përfshijnë konfliktet, ndryshimet klimatike, ndikimin e pandemisë COVID-19 dhe pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë që ka pasur ndikim në tregtinë globale të plehrave, grurit, misrit dhe vajit të lulediellit.
Ndikimi ka qenë më i ndjeshëm në vendet më të varfra që varen nga importi i ushqimit. “Çmimet janë rritur (dhe) ato vende janë ndikuar negativisht”, tha Paulsen.
Komisionerja e BE-së për partneritetin ndërkombëtar, Jutta Urpilainen, tha se strategjia e bllokut për ta luftuar urinë përfshin mbështetjen e nismave që synojnë “të rrisin prodhimin vendas dhe të reduktojnë varësinë nga importet e paqëndrueshme”./REL
raporti i okb
Bota
3 May 2023, 19:01
a.l
Foto ilustruese
JAPONI- Japonia dhe NATO po kërkojnë të rrisin bashkëpunimin në hapësirën kibernetike dhe aleanca ...
Bota
3 May 2023, 18:56
a.l
Dmitry medvedev
RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaron se sulmi i supozuar me dron gjatë natës në Kremlin nuk i lë Mos...
Bota
3 May 2023, 18:37
a.l
Pamje nga vendi i ngjarjes
GJERMANI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në një shkollë fillore në Gjermani, ku...
Bota
3 May 2023, 17:15
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Një të shtunë në mbrëmje në fillim të marsit 2021, presidenti i Serbis&eum...
Bota
3 May 2023, 18:22
a.l
Moti i keq në Ruandë
AFRIKË- Më shumë se 115 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitje...
Bota
3 May 2023, 17:51
a.l
Dritan Abazoviç
MAL I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është thirrur sot n...
Bota
3 May 2023, 17:39
a.l
Qytetarët ndezin qirinj për viktimat e pafajshme në shkollën fillore në Serbi
SERBI- Qytetarët serbë kanë vendosur...
Bota
3 May 2023, 17:27
a.l
Qytetarët presin në radhë për të dhuruar gjak për të plagosurit nga masakra në shkollën fillore në Serbi
...
Bota
3 May 2023, 17:17
a.l
Shkrimi i 14-vjeçarit që shkaktoi masakrën në Serbi
SERBI- Fotoja që shihni më poshtë është e letr&eum...
Bota
3 May 2023, 17:23
I.A
SHBA- Mbi çerek miliard njerëz në 58 vende të botës u përballën me pasiguri akute ushqimore vitin e kaluar shkaku i ...