15 August 2023, 16:26
Nga m.s
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti pas kritikave për vizitën në Maqedoni. Osmani ka thënë se shfaqja e flamurit me “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë, është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar. Në konferencën për media të mbajtur me rastin e vizitës në Komunë e Dragashit, ajo tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës. Nga ana tjetër, faktorët politikë maqedonas e shikojnë si nacionaliste paraqitjen e Kurtit, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë etnike”.
“Lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar… Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se ç’ka ka në dorë, por kjo është si parim. Natyrisht, nëse institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë e jona si institucione të Republikës të Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së komuniteteve jo shumicë, dhe duke respektuar gjithmonë rolin shtetformues që komuniteti shqiptar ka pasur në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe këtë rol të jashtëzakonshëm vazhdon ta luajë edhe sot, dhe këtë e dinë institucionet e Maqedonisë së Veriut… Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet, duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për relacione pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani.
vjosa osmani maqedoni e veriut
Bota
15 August 2023, 14:27
k.m.
Foto ilustruese
“Ne jemi qytetarë të Serbisë dhe meritojmë që dikush të merret me problemet tona dhe të mos na l&e...
Bota
15 August 2023, 14:31
A.B
Margaritis Schinas
GREQI- Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, edhe eurodeputet i zgjedhur i Greqisë, ka reagu...
Bota
15 August 2023, 14:26
a.l
Policia e Tiranës
Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, përfshirë dy qytetarë të Kosovës, mbi dyshimet p...
Bota
15 August 2023, 14:25
k.m.
Foto ilustruese
Dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosov...
Bota
15 August 2023, 14:22
a.l
Vizat e arta
Biznesi ka lulëzuar në konsulencën e emigracionit, që kur BE-ja premtoi të godiste programet e marrjes së shtet&...
Bota
15 August 2023, 14:06
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se nuk përjashton mundësinë e integrimit të grupimit AUKUS në al...
Bota
15 August 2023, 13:03
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin shprehet se politika e jashtme e SHBA-së i shton “benzinë zjarrit” te...
Bota
15 August 2023, 12:56
a.l
Emigrantë
Bruksel ka përjashtuar një marrëveshje që do të lejonte migrantët e Kanalit të kthehen në Francë...
Bota
15 August 2023, 12:48
a.l
Të arrestuarit
BRITANI E MADHE- Tre shtetas bullgarë janë vënë në pranga nga autoritetet në Britaninë e Madhe pasi ...
Bota
15 August 2023, 12:43
a.l
Rumani
RUMANI- Një minë detare ka shpërthyer në Detin e Zi pranë fshatit turistik bregdetar të Rumanisë Cost...