LIVE UPDATES
Bota

REL: Pse ka rënë numri i refugjatëve ukrainas në Poloni?

Rreth 974.500 persona ishin të regjistruar me statusin e imigracionit të ofruar për refugjatët ukrainas në Poloni në prill të vitit 2026. Deri në fillim të shtatorit, ky numër ra në 868.000 apo një rënie prej rreth 11 për qind.

11 September 2026, 17:47 Nga G.M
REL: Pse ka rënë numri i refugjatëve ukrainas në Poloni?
Ngjarje e mbajtur në Varshavë për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. 24 gusht 2026.

Numri i ukrainasve që jetojnë në Poloni dhe që kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme ka rënë me mbi 107.500 që nga pranvera, tregojnë statistikat qeveritare të publikuara më 8 shtator.

Rreth 974.500 persona ishin të regjistruar me statusin e imigracionit të ofruar për refugjatët ukrainas në Poloni në prill të vitit 2026. Deri në fillim të shtatorit, ky numër ra në 868.000 apo një rënie prej rreth 11 për qind.

Raportimet e mediave polake kanë sugjeruar se rritja e armiqësisë ndaj refugjatëve po shkakton një eksod nga vendi. Disa po emigrojnë, por ukrainasit në Poloni thonë se një pjesë e madhe e rënies lidhet me pengesat burokratike, e jo me tensionet në rrugë.

Bohdan Kontsur, ekspert i imigracionit në organizatën Ukrainian House në Varshavë, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se një ndryshim ligjor i miratuar në mars u ka kërkuar refugjatëve ukrainas që t’u deklarojnë shprehimisht rojeve kufitare synimin për të kërkuar mbrojtje të përkohshme në Poloni. Por, sipas tij, shumë prej tyre “e marrin vesh këtë kur shkojnë në zyrën e [imigracionit] dhe aty u thonë se hyrja e tyre në Poloni ishte regjistruar si hyrje turistike”.

Kontsur tha se shumë ukrainas që ai ka ndihmuar kanë deklaruar se nuk u është bërë asnjë pyetje në kufi dhe se nuk kanë parë asnjë informacion për rregullin e ri në pikat kufitare. Ukrainasit që hyjnë në Poloni si turistë nuk lejohen të aplikojnë që të marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme. Anna Sobieska-Tekien, zëdhënëse e rojeve kufitare polake, e konfirmoi këtë detaj ligjor për REL-in.

“Një shtetas ukrainas që synon të hyjë në Poloni për të përfituar nga mbrojtja e përkohshme duhet ta deklarojë qartë këtë synim te zyrtari i rojeve kufitare gjatë kontrollit kufitar”, tha ajo në një përgjigje me shkrim.

“Kjo është e rëndësishme sepse, në mungesë të një deklarate të tillë, hyrja mund të regjistrohet sipas rregullave të përgjithshme që zbatohen për udhëtimet pa viza”, shtoi zëdhënësja.

Në fillim të shtatorit hyri në fuqi një tjetër ndryshim ligjor, i cili ka hequr nga regjistri një numër të madh ukrainasish që kishin statusin e mbrojtjes së përkohshme, për shkak të dokumenteve që ata përdorën për të hyrë në Poloni.

Gjatë fluksit fillestar të ukrainasve që po iknin nga pushtimi rus i nisur më 2022, shumë prej tyre mundën të përfitonin mbrojtje të përkohshme pa pasaportë të vlefshme, duke përdorur dokumente të tjera, si letërnjoftimi kombëtar, për të vërtetuar identitetin e tyre. Në rastin e fëmijëve, mund të përdoreshin edhe certifikatat e lindjes, ndërsa disa refugjatë u regjistruan mbi bazën e deklaratave për identitetin e tyre.

Sipas një ligji që hyri në fuqi këtë vit, ukrainasit të cilëve u ishte dhënë statusi i mbrojtjes së përkohshme, pa paraqitur një dokument të vlefshëm udhëtimi, duhej ta konfirmonin identitetin e tyre me një dokument të vlefshëm udhëtimi deri më 31 gusht. Ata që nuk e bënë këtë e humbën të drejtën e qëndrimit të ligjshëm që lidhet me statusin e tyre të mbrojtjes së përkohshme më 1 shtator.

Kontsur tha se u prekën dhjetëra mijëra ukrainas. Më vonë, kjo u ndryshua për t’u dhënë të prekurve një periudhë gjashtëmujore shtesë për të “rregulluar situatën e tyre”, shtoi Kontsur. Autoritetet kufitare polake thanë se ukrainasit që humbën mbrojtjen e përkohshme në shtator “mund ta rifitojnë këtë të drejtë pasi të rihyjnë ligjërisht në Poloni”, me një pasaportë të vlefshme.

Sipas sondazheve, qëndrimi i polakëve ndaj refugjatëve është ashpërsuar ndjeshëm muajt e fundit. Menjëherë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, rreth 94 për qind e polakëve shprehën mendimin se vendi i tyre duhet të pranojë ukrainasit që po iknin nga dhuna. Deri në korrik të vitit 2026, kjo shifër ra në vetëm 42 për qind, ndërsa më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se kundërshtojnë pranimin e refugjatëve ukrainas.

Rritja e antipatisë në Poloni është nxitur kryesisht nga vëmendja e ripërtërirë ndaj masakrave të polakëve etnikë nga nacionalistët ukrainas në vitet 1940, si dhe nga niveli i përfitimeve që marrin refugjatët ukrainas.

Olena Babakova, një studiuese polako-ukrainase që ishte bashkautore e një raporti të vitit 2026 për marrëdhëniet mes polakëve dhe migrantëve ukrainas, tha se rritja e raportuar e sentimentit antiukrainas filloi në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2025. Por, ajo tha po ashtu se pas rënies së numrit të refugjatëve në Poloni qëndrojnë faktorë të shumtë, përfshirë ukrainasit që po kalojnë në lloje të tjera të lejeve të qëndrimit.

Babakova tha se rastet individuale të armiqësive ndaj ukrainasve në Poloni kanë pak ndikim në vendimin e tyre nëse do të zhvendosen. Babakova i tha REL-ir se, pasi kanë përballuar stresin e largimit nga atdheu dhe vendosjes në një shtet tjetër, shumë ukrainas që nuk janë të gatshëm të kthehen në një zonë lufte “ndiejnë se është e pamundur ta bëjnë edhe një herë këtë dhe të shkojnë në një shtet tjetër të ri”.

“Punon aq shumë për të siguruar një shtëpi dhe ushqim për fëmijët e tu. Ndoshta fëmijët e tu përballen me ndonjë problem në shkollë, por megjithatë, shkolla është relativisht e mirë, është afër shtëpisë. Çfarë duhet të ndodhë që të vendosësh të mbledhësh valixhet dhe të largohesh të nesërmen?”.

Ata që po largohen nga Polonia, tha Babakova, “nuk janë njerëzit që ndihen më së keqi. Janë thjesht njerëz që kanë më shumë burime për të ndërmarrë këtë fushatë të re migrimi”./REL

poloni ukraine rel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin