LIVE UPDATES
Bota

Rritet numri i viktimave nga sulmi ndaj një qendre tregtare në Ukrainë

Një ditë më vonë, nëntë persona ende rezultojnë të zhdukur. Zjarri përfshiu një hapësirë prej më shumë se 9.000 metra katrorë dhe u deshën disa orë për ta shuar.

22 August 2026, 16:14 Nga E.d
Rritet numri i viktimave nga sulmi ndaj një qendre tregtare në
Pasojat e sulmit ndaj qendrës tregtare në Krivji Rih.

Një sulm me dronë rusë ndaj një qendre tregtare në qytetin ukrainas Krivji Rih më 21 gusht, la të vrarë të paktën 16 persona dhe plagosi më shumë se 130 të tjerë, përfshirë 23 fëmijë, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Një ditë më vonë, nëntë persona ende rezultojnë të zhdukur. Zjarri përfshiu një hapësirë prej më shumë se 9.000 metra katrorë dhe u deshën disa orë për ta shuar.

Dy dronë rusë goditën qendrën më të madhe tregtare të qytetit pasditen e hershme të 21 gushtit. Sulmi ndodhi në një kohë kur shumë banorë ishin duke bërë pazar para fundjavës.

“Pati tym. Të gjithë po bërtisnin”, i tha Yuliana, një punonjëse e qendrës tregtare, Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

Ajo tha se sulmi shkaktoi shembjen e një pjese të tavanit në garazhin që përdorej për parkim, ku disa blerës dhe punonjës ishin strehuar pas lëshimit të alarmit për sulme ajrore. Një makinë kishte bllokuar hyrjen, duke i detyruar njerëzit të kapërcenin barrierat metalike.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, tha se Rusia e goditi qëllimisht objektin dy herë dhe se vala e dytë e dronëve sulmoi pasi ekipet e emergjencës kishin arritur në vendngjarje.

“Sulme të tilla të dyfishta, barbare synojnë të maksimizojnë numrin e viktimave civile. Ato dëshmojnë statusin e Rusisë si shtet terrorist”, shkroi ai, duke bërë thirrje që “kriminelët që janë përgjegjës për këto mizori” të dalin para drejtësisë.

Mbrojtja ajrore nuk arriti t’i zbulonte dronët, pasi ata fluturuan në një “lartësi jashtëzakonisht të ulët”, sipas Oleksandr Vilkul, kreut të këshillit të mbrojtjes së qytetit.

Presidenti Volodymyr Zelensky, i lindur në Krivji Rih, përsëriti thirrjen e tij për mbështetje në mbrojtjen ajrore – përfshirë furnizime të reja me pengues balistikë dhe raketa të tjera – nga partnerët ndërkombëtarë.

“Çdo ditë që Ukrainës i mungon mbrojtja ajrore është një sakrificë që mund të ishte shmangur”, shkroi ai në rrjetet sociale më 22 gusht.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të bllokut evropianë do të diskutojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë takimit të tyre të parë pas pushimeve verore, në shtator.

Sulmi “tregon shthurjen absolute dhe të plotë të luftës së Moskës”, shkroi Kallas në X. “Ky është terror i planifikuar. Rusia dëshiron t’i bëjë qytetet ukrainase të pabanueshme”.

Ajo gjithashtu u zotua të shpallë “sanksionet më gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës”, me qëllim që të rritet edhe më shumë ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Sulmi vjen pas një serie sulmesh të tjera ajrore ruse ndaj qyteteve ukrainase gjatë kësaj jave.

Më 20 gusht, Rusia lëshoi një breshëri të madhe raketash balistike dhe raketa lundruese, si dhe dronë, drejt Kievit, duke vrarë të paktën 17 persona në kryeqytet dhe përreth tij.

Gjatë natës së 21-22 gushtit, Rusia goditi një objekt të infrastrukturës hekurudhore në Kiev. Një person humbi jetën gjatë sulmit.

Zelensky tha se rajonet Odesa, Dnipropetrovsk, Harkiv, Donjeck, Sumi, Herson, Pernihiv dhe Mikolajiv u sulmuan gjithashtu gjatë natës, teksa dëme janë raportuar në ndërtesa banimi, objekte të infrastrukturës energjetike dhe hekurudhore, si dhe ndërmarrje civile.

Moska ka bërë pak përparim në vijën e frontit në Ukrainë që nga fillimi i vitit dhe ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës, duke goditur shpesh infrastrukturën civile dhe duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

Ukraina po synon që të forcojë kapacitetet e saj të mbrojtjes ajrore me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, por po përballet me mungesë të raketave Patriot të prodhuara në SHBA. Uashingtoni ka dhënë sinjale të ndryshme lidhur me një marrëveshje të mundshme që do t’i jepte Kievit licencë për prodhimin e sistemeve Patriot. 

Ndërkohë, Kievi vazhdoi të godasë infrastrukturën e naftës dhe atë ushtarake brenda Rusisë, ndërsa vendi tani po përballet me krizën më të rëndë të karburanteve ndër vite.

Në orët e para të 22 gushtit, dronët ukrainas goditën një rafineri nafte në Novokuibjshevsk, në rajonin rus të Samarës, rreth 900 kilometra larg. Një person u vra në sulm, tha guvernatori lokal.

Një ditë më parë, ushtria ukrainase shënjestroi një objekt rus të naftës në Perm, më shumë se 1.600 kilometra nga kufiri i Rusisë me Ukrainën, si dhe një bazë ajrore ushtarake në rajonin e Volgogradit.

Forcat ukrainase goditën gjithashtu një magazinë të gjigantit të tregtisë elektronike Ozon më 22 gusht, duke zgjeruar sulmet ndaj këtij sektori pas disa javësh sulmesh ndaj objekteve që i përkasin gjigantit rus të shitjeve online, Wildberries. 

Ozon e konfirmoi sulmin, duke thënë se 500 punonjës u evakuuan “brenda pak minutash”, por shtoi se disa prej tyre kishin pësuar lëndime.

“Ne vazhdojmë, përmes sanksioneve tona me rreze të gjatë, t’i kthejmë pasojat e luftës atje nga ku erdhën”, tha Zelensky më 21 gusht, duke iu referuar fushatës së sulmeve ajrore thellë brenda territorit të Rusisë./REL

ukrainë viktima sulmi

Sondazh

Bota 22 August 2026, 07:17 E. D

Ekonomistët e epokës së AI-së

Inteligjenca Artificiale ka krijuar tashmë triliona dollarë vlerë në tregje dhe ka kthyer një grusht specialistësh të tekno...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin