11 December 2024, 15:53
Nga N.F
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka kërkuar të mërkurën votëbesim në Parlament për javën e ardhshme, duke i hapur rrugën vendit edhe formalisht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Pesë javë pasi koalicioni i tij qeverisës trepartiak dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën se si ta ringjallin ekonominë e ngecur të vendit, zyra e Scholzit tha se ka bërë kërkesë për votëbesim në Bundestag për të hënën e ardhshme.
Synimi është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 23 shkurt, shtatë muaj më herët se koha e zgjedhjeve të rregullta. Scholz nuk pritet t’i mbijetojë votëbesimit të hënën.Partia e tij, Socialdemokratët, ka 207 deputetë në Bundestag, ndërsa partnerët e tij të mbetur në koalicion, të Gjelbërit, kanë 117. Kjo nënkupton se Qeveria e Scholzit nuk e gëzon shumicën në Parlamentin me 733 ulëse.
Votëbesimi është i nevojshëm sepse Kushtetuta e Gjermanisë nuk e lejon Parlamentin të shpërbehet vetvetiu.Nëse Scholzi e humb votëbesimin, i takon presidentit Frank-Walter Steinmeier të vendosë për shpërbërjen apo jo të Bundestagut. Ai ka 21 ditë kohë për ta marrë atë vendim, dhe sapo të shpërbëhet Parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.
Sondazhet tregojnë se partia e Scholzit është mbrapa partisë kryesore opozitare, blloku i Unionit i Friedrich Merzit. Nënpresidenti Robert Habeck, të Gjelbërit e të cilit ngelin edhe më mbrapa, do të garojë për kancelar gjithashtu.
Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila po shënon rritje në sondazhe, e ka nominuar Alice Weidelin për kancelare, por ajo nuk ka gjasa për këtë post sepse partitë e tjera nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti./ REL
olaf scholz
Bota
11 December 2024, 15:47
E. D
Papa Francesku
SIRI- Papa Francesku i ka bërë thirrje rebelëve sirianë që rrëzuan regjimin e Assadit, që të stabili...
Bota
11 December 2024, 15:28
N.F
Asma dhe Bashar al-Assad
ANGLI- Gruaja e presidenti sirian, Asma al-Assad e kaloi gjysmën e jetës së saj në Mbret&e...
Bota
11 December 2024, 15:21
Foto ilustruese
HAGË- Rreth 99 vende po marrin pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare t&eum...
Bota
11 December 2024, 15:17
E. D
Abu Mohammed al-Jolani
SIRI- Udhëheqësi i rebelëve sirian Abu Mohammed al-Jolani thotë se ata që janë pë...
Bota
11 December 2024, 15:10
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka sinjalizuar se dëshiron të shmangë përfshirjen në Siri pas rrëzimit të Presiden...
Bota
11 December 2024, 15:08
r.ll
kanali ujit
KOSOVË- Prokurori Speciale ka njoftuar se po vijon hetimet dhe mbledhjen e provave në lidhje me sulmin terrorist të 29 n&e...
Bota
11 December 2024, 15:05
E. D
Foto ilustruese
SPANJË- Të paktën gjashtë imigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur n&...
Bota
11 December 2024, 14:35
M.B
Mohammad al-Bashir
SIRIA- Kryeministri i ri i Sirisë u bëri thirrje sirianëve që kanë kërkuar strehim jashtë vendit, t&e...
Bota
11 December 2024, 13:18
M.B
Pamje e Kremlinit
MOSKA- Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë aq konfrontuese, saqë qytetar...
Bota
11 December 2024, 12:33
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Numri i të vrarëve në një sulm të Rusisë në një klinikë në qytetin Zaporizhja t&...