Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Në deklaratë, ata i bëjnë thirrje administratës amerikane që të zbatojë sanksionet e miratuara në kuadër të Akti të Autorizimit të Mbrojtjes kombëtare, duke theksuar se Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan kanë qenë të qartë: “masakra e Srebrenicës ishte gjenocid”.
SHBA- Një grup senatorësh amerikanë, republikanë dhe demokratë, kanë kërkuar nga administrata e presidentit Donald Trump, që të rivendosë sanksionet ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska, që u hoqën në tetor të vitit 2025. Kjo thirrje vjen pasi autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë morën në pyetje punonjës dhe ish-punonjëe të Qendrës Përkujtimore Potoçari, që morën pjesë në përgatitjen e një raporti për mohimin e gjenocidit.
Më 6 gusht, përmes një deklarate senatorët thanë se janë “thellësisht të shqetësuar” pasi 26 punonjës dhe ish-punonjës dhe bashkëpunëtorë u morën në pyetje në Drejtorinë e Policisë në Zvornik javën e kaluar.
“Shkalla dhe koha e këtyre veprimeve janë shqetësuese, veçanërisht sepse puna e Qendrës Përkujtimore është kyç për ruajtjen e së vërtetës, nderimin e viktimave dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. U bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të respektojnë sundimin e ligjit, pavarësinë e institucioneve të Bosnje e Hercegovinës dhe të sigurojnë që Qendra Përkujtimore të mund ta përmbushë misionin e saj thelbësor, pa u përballur me frikësim”, u tha në reagimin e një grupi senatorësh nga komitete të ndryshme të Senatit, përfshirë nga ai për Marrëdhënie me Jashtë, i Drejtësisë, nënkomiteti për Marrëdhënie me Evropë, për Siguri dhe Mbrojtje i Asamblesë Parlamentare si dhe nga anëtarë të Komisionit të Helsinkit.
Në deklaratë, ata i bëjnë thirrje administratës amerikane që të zbatojë sanksionet e miratuara në kuadër të Akti të Autorizimit të Mbrojtjes kombëtare, duke theksuar se Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan kanë qenë të qartë: “masakra e Srebrenicës ishte gjenocid”.
“Më shumë se 30 vjet më vonë, kemi një përgjegjësi t’i kujtojmë viktimat, të qëndrojmë pranë familjeve të tyre dhe të sigurojmë që kjo histori tragjike të mos mohohet apo fshihet. Rishkrimi i historisë për përfitime politike thellon ndasitë, nxit tensionet etnike dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë”, thanë senatorët.
“I bëjmë thirrje administratës që të zbatojë sanksionet e detyrueshme të miratuara në kuadër të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, në mënyrë që individët të mbahen përgjegjës për sjellje destabilizuese dhe cenim të institucioneve demokratike”, u shtua në deklaratë.
Prokuroria Publike e Qarkut në Bielinës ka konfirmuar më herët për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se ka hapur një rast për verifikimin e informacioneve dhe kallëzimit që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Institucionit Publik Qendra Përkujtimore e Srebrenicës gjatë vitit 2022.
Siç është bërë e ditur nga Prokuroria, lënda është në fazën e verifikimeve për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale të shmangies së tatimeve dhe kontributeve, teksa institucionet e tjera po mbledhin dokumentacion dhe prova të tjera.
Prokuroria në Republikën Sërpska tha se deri më tani nuk ka nxjerrë ndonjë urdhër për hetim dhe se aktualisht po merr në pyetje persona në cilësinë e dëshmitarëve. Dhe, vetëm pasi të jenë mbledhur dokumentacionet dhe provat e nevojshme, prokurori do të marrë vendim për veprimet e mëtejme.
Drejtori i Qendrës Përkujtimore, Emir Sulagiq, vazhdimisht ka paralajmëruar për presion nga institucionet e Republikës Sërpska, për shkak të punës së Qendrës, veçmas për aktivitetet që kanë të bëjnë me dokumentimin e gjenocidit dhe mohimit të gjenocidit.
Autoritetet e Republikës Sërpska, përfshirë zyrtarët më të lartë politikë, prej vitesh mohojnë dhe hedhin poshtë aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore për gjenocidin në Srebrenicë.
Qendra Përkujtimore e Srebrenicës, e hapur në vitin 2003 në ish-bazën e Kombeve të Bashkuara, është institucion shtetëror, që përqendrohet në ruajtjen e kujtimit të më shumë se 8.000 boshnjakëve të vrarë në gjenocidin e korrikut të vitit 1995./REL
Mijëra rusë, që e kundërshtojnë luftën në Ukrainë, janë larguar nga Rusia RUSI- Në kohën kur u largu...
AfD rritet në elektorat GJERMANI- Sondazhi i fundit i institutit Infratest dima për prirjet politike dhe shoqërore në Gjerman...
GJERMANI- Kushtetuta gjermane garanton se askush nuk mund të detyrohet të shërbejë në ushtri me armë. Nëse rikthehet rekrut...
pamjet TAJLANDË- Gjashtë persona kanë humbur jetën në një shkollë në Tajlandë, pasi një nxën&e...
Mark Zuckerberg SHBA- Një gjykatës amerikan në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë edhe 56...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar se disa municione janë në mungesë pas muajsh lufte me Iranin, por insistoi ...
Foto ilustruse IRAN- Ligjvënësit iranianë kanë hartuar një projektligj për të rregulluar trafikun përmes ngush...
Foto ilustruse IRAN- Shpërthime të fuqishme ndodhën të enjten pasdite në ishullin jugor iranian Kesh, duke ngritur shqetësime...
Mitch McConnell SHBA- Senatori amerikan Mitch McConnell është liruar nga qendra e rehabilitimit ku qëndroi për disa javë pas shtr...
Emigrantët nè Ceuta SPANJË- Partitë Sumar dhe Vox në Spanjë kanë kërkuar që Maroku të mos jetë bas...