Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Tmerr në Tajlandë/ Nxënësi hap zjarr brenda një shkolle, gjashtë të vdekur dhe 15 të plagosur, mes tyre dhe autori i sulmit (PAMJET)
Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon autorin e krimit duke vrapuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas sulmit të armatosur
7 August 2026, 08:28Nga E. D
pamjet
TAJLANDË- Gjashtë persona kanë humbur jetën në një shkollë në Tajlandë, pasi një nxënës hapi zjarr brenda ambienteve të institucionit arsimor dhe më pas i dha fund jetës. Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në distriktin Bang Kruai, në provincën Nonthaburi, në veri të Bangkokut.
Policia konfirmoi se numri i viktimave ka arritur në gjashtë, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si një nxënës i shkollës, i cili u vetëvra pas sulmit. Nga të shtënat mbetën të plagosur disa persona, mes tyre një mësues dhe tre nxënës.
Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon autorin e krimit duke vrapuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas sulmit të armatosur. Ndërkohë, autoritetet tajlandeze kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike./Dosja.al