Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Që nga zgjedhjete para gati një viti e gjysmë mbështetje tek elektorati ka humbur jo vetëm grupi konservator CDU/CSU, por edhe partia socialdemokrate SPD.
GJERMANI- Sondazhi i fundit i institutit Infratest dima për prirjet politike dhe shoqërore në Gjermani për "ARD-DeutschlandTrend" konfirmoi një tendecë që po vihet re prej muajsh. Raporti mes Unionit CDU/CSU dhe AfD-së është përmbysur krahasuar me zgjedhjet federale të shkurtit 2025. Asokohe Unioni CDU/SCU fitoi 28,5 për qind të votave, ndërsa AfD-ja 20,8 për qind.
Në pyetjen aktuale të sondazhit "Për cilën parti do të votonit sikur të dielën të zhvilloheshin zgjedhje" CDU/CSU ra në kuotën 21 për qind (-1 përqind krahasuar me muajin e kaluar), ndërsa AfD-ja u rrit në kuotën 28 për qind (+1 përqind). Ky është rezultati më i lartë i matur ndonjëherë për këtë parti në sondazhin ARD-DeutschlandTrend.
Që nga zgjedhjete para gati një viti e gjysmë mbështetje tek elektorati ka humbur jo vetëm grupi konservator CDU/CSU, por edhe partia socialdemokrate SPD.
Përfituesja më e madhe nga pakënaqësia ndaj qeverisë ka qenë AfD-ja, por edhe të Gjelbrit dhe Partia e Majtë (Die Linke) kanë arritur të fitojnë më shumë përkrahës krahasuar me periudhën e zgjedhjeve.
Në sondazhin aktual SPD-ja vazhdon pa ndryshim me 12 për qind, të Gjelbrit 15 për qind, Partia e Majtë në 11 për qind dhe partia liberale FDP në 4 për qind. Për sondazhin përfaqësues Infratest dimap pyeti 1.297 qytetarë me të drejtë vote.
Pakënaqësi me qeverisjen
Ndryshimet që bëri kancelari Merz në kabinet nuk duket se kanë ndryshuar në reputacionin e qeverisë dhe të kancelarit. Mbi dy të tretat e të anketuarve mendojnë se pas ndryshimeve në personel qeveria federale do të punojë po aq keq sa deri tani (57 për qind) ose madje edhe më keq (11 për qind). Vetëm rreth një e katërta kanë vlerësim pozitiv: 12 për qind mendojnë se qeveria do të punojë më mirë, ndërsa 12 për qind të tjerë besojnë se ajo do të punojë po aq mirë sa deri tani.
Vetëm një pakicë prej 13 për qind shprehet shumë e kënaqur ose e kënaqur me punën e qeverisë federale, ndërsa shumica dërrmuese, 85 për qind, deklaron se është e pakënaqur.
Nevojë e lartë për ndryshim
Pakënaqësia ndaj qeverisë ushqehet gjithashtu nga dëshira gjithnjë e më e madhe për ndryshim. Më shumë se gjysma e popullsisë (55 për qind, ose 7 përqind më shumë krahasuar me dhjetorin 2024) dëshiron një ndryshim rrënjësor në Gjermani.
Këto vlera të larta nxiten veçanërisht nga mbështetësit e AfD-së (86 për qind) dhe të Partisë së Majtë, Die Linke (71 për qind). Megjithatë këto dy grupe kanë vizione shumë të ndryshme për mënyrën se si duhet të jetë ky ndryshim politik. Por të dyja palët e shohin se idetë dhe synimet e tyre politike nuk po realizohen nga qeveria aktuale./DW
GJERMANI- Kushtetuta gjermane garanton se askush nuk mund të detyrohet të shërbejë në ushtri me armë. Nëse rikthehet rekrut...
pamjet TAJLANDË- Gjashtë persona kanë humbur jetën në një shkollë në Tajlandë, pasi një nxën&e...
Mark Zuckerberg SHBA- Një gjykatës amerikan në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë edhe 56...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar se disa municione janë në mungesë pas muajsh lufte me Iranin, por insistoi ...
Foto ilustruse IRAN- Ligjvënësit iranianë kanë hartuar një projektligj për të rregulluar trafikun përmes ngush...
Foto ilustruse IRAN- Shpërthime të fuqishme ndodhën të enjten pasdite në ishullin jugor iranian Kesh, duke ngritur shqetësime...
Mitch McConnell SHBA- Senatori amerikan Mitch McConnell është liruar nga qendra e rehabilitimit ku qëndroi për disa javë pas shtr...
Emigrantët nè Ceuta SPANJË- Partitë Sumar dhe Vox në Spanjë kanë kërkuar që Maroku të mos jetë bas...
Antonio Guterres UKRAINA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar ashpër sulmet e fundit në shka...
Protesta në Britani kundër ndëshkimit kapital në Iran. Irani ekzekutoi të paktën 71 persona gjatë muajit korrik, pë...