21 March 2024, 11:44
Nga M.B
Todd D. Robinson dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, ndodhet sot në Prishtinë ku në një konferencë për shtyp me presidenten Vjosa Osmani shprehu mbështetjen e SHBA-së për Kosovën. Gjatë një konferencë, Robinson tha se fakti që është në Kosovë tregon edhe mbështetjen në atë çfarë po bën Kosova. Ai shtoi se po punojnë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen.
“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që policia po punon, për atë që shërbimet e sigurisë po bëjnë, për qytetarët kosovarë, mendoj se me të vërtetë është e rëndësishme. Porosia ime për ta dhe për ju të gjithë do të ishte që Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen. S’është hera e parë që jam në Ballkan, kam punuar edhe në rajon më herët. Po më duket sikur jam kthyer në shtëpi dhe mirëpres mundësinë për të parë edhe më shumë nga vendi juaj”, tha ai.
Nga ana tjetër, Osmani në fjalën e saj theksoi kontributin e Robinson për mbështetjen e Kosovës. Ajo tha se mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të procesit të shtetndërtimit.
“Sapo përfundova një takim shumë pozitiv dhe përmbajtësor. Siç potencova në takim, Kosova është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen që Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit i ka ofruar institucioneve tona përgjatë viteve. Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të procesit të shtetndërtimit tonë", tha Osmani.
todd d. robinson kosova
Bota
21 March 2024, 11:42
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bullgaria pritet të forcojë praninë e trupave të saja në Kosovë, në kuadër të KFO...
Bota
21 March 2024, 11:11
N.F
Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë dollarë kredi studentore do të anulohen për 78.000 persona. Me kë...
Bota
21 March 2024, 10:40
S.B
Camilla dhe Kate
BRITANI E MADHE- Mbretëresha Camilla së fundmi vizitoi Ishullin e Manit dhe karfica e saj e madhe me safirë dhe diaman...
Bota
21 March 2024, 10:18
M.B
Antony Blinken
EGJIPT- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ndodhet në Egjipt të enjten për bisedime të përqendruara n&eum...
Bota
21 March 2024, 10:12
N.F
Vuçiç
KOSOVA- Disa deklarata të Presidentit serb Vuçiç u interpretuan në Prishtinë si kërcënim pë...
Bota
21 March 2024, 10:11
M.B
Një avion ushtarak kinez i llojit J-15. Fotografi ilustruese nga arkivi.
KINA- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se 32 avionë luftarakë t...
Bota
21 March 2024, 09:50
M.B
FRANCA- Publikimi i fotove që tregojnë presidentin Emmanuel Macron, duke goditur një thes boksi, kanë sjellë reagime të ndryshme...
Bota
21 March 2024, 09:57
N.F
Alba Renai
SPANJË- Influencuese virtuale, Alba Renai do të jetë prezantuesja më e re në televizon. Edhe pse e krijuar me AI,...
Bota
21 March 2024, 09:47
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli është i vendosur që të nisë një ofensivë tokësore kundër Hamasit – grupi...
Bota
21 March 2024, 09:35
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar për herë të parë një raketë hipersonike në Pa...