23 September 2024, 15:51
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Kombet e Bashkuara ndezën alarmin lidhur me përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në Liban, duke paralajmëruar se veprimet dhe retorika po e çojnë konfliktin në Lindjen e Mesme në “tjetër nivel”.
“Jemi shumë të shqetësuar, shumë të brengosur për përshkallëzimin në Liban”, tha për AFP-në, Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës për të drejtat e njeriut në OKB.
“Sulmet që kemi parë ndaj pajisjeve të komunikimit, pejxherëve, pas sulmeve me raketa dhe shkëmbimit të zjarrit mes palëve përbëjnë përshkallëzim”, shtoi ajo.
Sipas Shamdasani, OKB-ja që një kohë të gjatë ka paralajmëruar se konflikti mund të shndërrohet në konflikt rajonal, dhe “duket se si veprimet ashtu edhe retorika e palëve në konflikt po e çojnë konfliktin në tjetër nivel”. Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në baza ditore përgjatë kufitar.
Por, tensionet janë përshkallëzuar së fundi dhe Libani më 23 shtator raportoi për më shumë se 180 persona të vrarë dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite. Izraeli tha se ka goditur më shumë se 300 caqe të Hezbollahut përmes dhjetëra sulmeve.
Këto sulme vdekjeprurëse vijnë pasi 39 persona u vranë dhe pothuajse 3.000 u plagosën javën e kaluar pas shpërthimeve që shënjestruan pajisjet e komunikimit që përdoren nga Hezbollahu. Për këto sulme, grupi libanez ka fajësuar Izraelin, por Izraeli nuk ka komentuar për sulmet./ REL
okb
Bota
23 September 2024, 15:51
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Të martën Presidenti Joe Biden do të mbajë fjalimin e fundit para Asamblesë së Përgjithshme të...
Bota
23 September 2024, 15:43
e,d
Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin
SHBA- Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodymy...
Bota
23 September 2024, 15:35
e,d
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ndaj propozimit të J. D. Vance për përfundimin e luft...
Bota
23 September 2024, 15:31
M.B
Shqiptarët
PRESHEVË- Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënë...
Bota
23 September 2024, 15:29
N.F
vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskiy
RUSI- Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodym...
Bota
23 September 2024, 15:15
e,d
pamje nga vendngjarja
LONDËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku si pasojë ka humbur jetën një 15-vj...
Bota
23 September 2024, 15:22
M.B
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov
RUSIA- Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq koh&eu...
Bota
23 September 2024, 14:43
N.F
Foto ilustruese
LIBAN- Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të ...
Bota
23 September 2024, 14:35
S.B
Harris dhe Musk
SHBA- Themeluesi i “SpaceX” Elon Musk është zotuar se do të çojë këdo që dëshiro...
Bota
23 September 2024, 14:34
N.F
Foto ilustruese
PRAGA- Disa orë pasi tanket sovjetike u futën në Çekosllovaki në gusht të vitit 1968, diktatori komunist i ...