12 May 2026, 14:30
Nga E.d
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se deklarata e tij nuk duhet të interpretohet si një ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë në lidhje me protokollin. Përmes një reagimi në rrjetin X, Hoxha u shpreh se një gazetar në Bruksel e pyeti nëse protokolli ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të rinovohej pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare.
Në lidhje me këtë, Hoxha tha se i është përgjigjur se nuk ishte i sigurt, duke shtuar se deri atëherë Shqipëria mund të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata mund të jetë ndryshe. Në fund, ministri tha se shprehje të shkëputura nga konteksti shndërrohen shumë shpesh në narrativa, të cilin nuk pasqyrojnë as thelbin e diskutimit dhe as qëndrimin real të qeverive.
"Një sqarim i nevojshëm: Një gazetar në Bruksel më pyeti nëse protokolli ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të rinovohej pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare. Unë iu përgjigja duke thënë: “Nuk jam i sigurt, duke supozuar se deri atëherë Shqipëria do të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata, për rrjedhojë, do të jetë ndryshe.” Ka qenë kaq e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për një vendim, por thjesht për një reflektim të çastit, të shprehur me sinqeritet dhe spontanitet. Kjo deklaratë nuk duhet në asnjë mënyrë të interpretohet si një ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë në lidhje me protokollin. Fatkeqësisht, në botën e sotme, zhurma shpesh përhapet më shpejt sesa argumenti, logjika dhe konteksti. Shprehje të shkëputura nga konteksti shndërrohen shumë shpesh në narrativa që nuk pasqyrojnë as thelbin e diskutimit dhe as qëndrimin real të qeverive", shkruan Ferit Hoxha në platformën "X"./Dosja.al
ferit hoxha shqipëri itali
Politike
12 May 2026, 14:04
D.S
SPAK
TROPOJË- SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës, Zyra Islamaj dhe ndërtu...
Politike
12 May 2026, 13:35
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas akuzave që Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri ndaj tij duke thën&...
Politike
12 May 2026, 12:53
I.A
Foto Ilistruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se për hebrenjtë Shqipëria është sht&e...
Politike
12 May 2026, 12:49
I.A
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka propozuar amendament e saj për rezolutën e Kuvendit për procesin e Integrimit. Shqip&e...
Politike
12 May 2026, 12:50
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përqendrim të madh t&e...
Politike
12 May 2026, 12:35
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës u shpreh se, mafia qeveritare shqiptare nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qo...
Politike
12 May 2026, 12:17
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të qeverisë duke thënë se, Ram...
Politike
12 May 2026, 11:46
I.A
KOSOVË- Kosova do të shkojë në 7 qershor në zgjedhjet e treta parlamentare brenda një harku kohor të shkurtër, pë...
Politike
12 May 2026, 11:06
I.A
Abdixhiku, Çollaku dhe Osmani
KOSOVË- Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë kandidate për deputete, ka prezantuar Kres...
Politike
12 May 2026, 10:49
D.S
Kristian Shkreli
TIRANË- Është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në GJKKO, kryebashkiaku i Vaut të Dej&eum...