12 May 2026, 11:06
Nga I.A
Abdixhiku, Çollaku dhe Osmani
KOSOVË- Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë kandidate për deputete, ka prezantuar Kreshnik Çollakun si pjesë të ekipit që i është bashkuar LDK-së. Në fjalën e saj, Osmani ka vlerësuar përvojën e tij në diplomaci, politikë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Ajo theksoi se figura me integritet dhe vizion si Çollaku i japin forcë rrugëtimit politik dhe orientimit euro-atlantik të vendit. Sipas Osmanit, angazhimi shumëvjeçar i Çollakut në raportet me SHBA-në, diplomacinë parlamentare dhe çështjen e Kosovës përbën një vlerë të shtuar për LDK-në dhe përfaqësimin politik të vendit.
Një jetë e ndërtuar mes universitetit, diplomacisë dhe kauzës së Kosovës. Sot, bashkë me Lumirin, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit tonë politik. Niku e ka lidhur angazhimin e tij me mbështetjen e Kosovës, demokracisë dhe orientimit euro-atlantik të shqiptarëve. Për më shumë se 20 vite si pedagog universitar, ai ka formuar breza studentësh me frymën e mendimit demokratik, përgjegjësisë publike dhe vizionit perëndimor. Në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, ai ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Ëashington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe promovimin e çështjes së saj në qarqet diplomatike amerikane.
Si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe pjesë aktive e diplomacisë parlamentare, ai ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në forume rajonale dhe ndërkombëtare, duke mbrojtur të drejtën e saj për pavarësi, sovranitet, integritet territorial dhe integrim euro-atlantik. Kreshnik Çollaku është gjithashtu një nga themeluesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, brezi që rrëzoi diktaturën komuniste dhe e lidhi fatin e shqiptarëve me demokracinë dhe Perëndimin. Mbi të gjitha, ai ka ruajtur gjithmonë një lidhje të veçantë me Kosovën, me njerëzit dhe të ardhmen e saj. Sot, ai është edhe shtetas krenar i Republikës së Kosovës dhe si këshilltar i imi për politikë të jashtme në Presidencë ka dhënë një kontribut të vyer në hapjen e dyerve të Kosovës me botën e në veçanti në thellimin e raporteve me SHBA. Ne besojmë se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion, dhe te Kreshnik Çollaku do ta gjejnë një të tillë. Mirë se vjen Kreshnik e na priftë e mbara në këtë rrugëtim vendimtar," tha Osmani./Dosja.al
vjosa osmani kreshnik Çollaku ldk
Politike
12 May 2026, 10:49
D.S
Kristian Shkreli
TIRANË- Është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në GJKKO, kryebashkiaku i Vaut të Dej&eum...
Politike
12 May 2026, 10:42
I.A
Majlinda Dhuka
TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë për Integrimin Europian, Majlinda Dhuka ka raportuar në Komisionin për E...
Politike
12 May 2026, 10:27
D.S
Erion Veliaj
TIRANË- Më 28 maj, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të kryebashkiakut Er...
Politike
12 May 2026, 10:07
D.S
TIRANË- Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur sot në GJKKO lidhur me një padi për shpifje me kreun e Agron Shehaj.
...
Politike
11 May 2026, 18:49
E.d
Edi Rama dhe Tedi Papavrami
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dekoruar me titullin “Ylli i Oficerit të Urdhrit Suprem t&...
Politike
11 May 2026, 20:37
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas seancës gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në GJKKO. P&...
Politike
11 May 2026, 19:56
E.d
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se Tirana është një qytet q&eu...
Politike
11 May 2026, 19:56
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët shqiptarë treguan se nuk dorëzohe...
Politike
11 May 2026, 19:35
E.d
Flamuj të BE-së
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politi...
Politike
11 May 2026, 18:48
E.d
Monika Kryemadhi dhe Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani tha se shpenzimet në familje i ka kryer Monika Kr...