LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Nuk ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve

Talibanët po ashtu kanë nisur përpjekjet për të krijuar kontakte me komunitetin ndërkombëtar, një përpjekje që analistët thonë se ka të ngjarë të lidhet, të paktën pjesërisht, me përpjekjet për të tërhequr ndihma dhe investime të huaja, si dhe për të stabilizuar ekonominë.

21 August 2026, 15:48 Nga E.d
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Nuk ka luftë, por as siguri reale
Foto ilustruse

Mungesa e luftës në Afganistan gjatë pesë vjetëve që kur talianët rimorën pushtetin, teksa forcat ndërkombëtare u tërhoqën nga vendi, nuk nënkupton siguri për popullin afgan, u tha në një panel diskutimi të organizuar nga Radio Evropa e Lirë (REL).

Paneli – ku morën pjesë zëvendëspresidentja dhe shefja e operacioneve në REL, Lisa Curtis, ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, gjenerali H.R. McMaster, ish-ambasadorja afgane në Norvegji, Shukria Barakzai, dhe eksperti rajonal Ahmad Khalid Majidyar – vuri në pah se, ndonëse kanë kaluar pesë vjet që kur talibanët rimorën pushtetin, Afganistani mbetet në një udhëkryq kritik, me gratë që janë përjashtuar nga jeta publike dhe me shtypjen e lirisë së medias dhe të shoqërisë civile. 

“Siguria është më shumë se mungesa e luftës”, tha Barakzai gjatë diskutimit, duke kundërshtuar argumentin e zyrtarëve talibanë se ata kanë sjellë stabilitet dhe siguri në një vend të shkatërruar nga dekada luftë.

“Nëse një vajzë nuk mund të shkojë në shkollë, një grua nuk mund të shkojë në punë apo të lëvizë lirshëm, një gazetar nuk mund të flasë lirshëm në Afganistan dhe nuk mund ta mbulojë një temë, nëse njerëzit nuk mund të marrin pjesë në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit të tyre, kjo nuk është siguri e vërtetë”. 

Kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021, zyrtarët talibanë premtuan se afganët do të kishin më shumë liri dhe të drejta sesa nën regjimin e rreptë që kishte qenë kur grupi kishte pushtetin më herët. Por, qeveria e udhëhequr nga talibanët nuk i ka përmbushur premtimet e saj dhe ka kryer një fushatë shtypëse ndaj shumë grupe, veçmas ndaj grave dhe vajzave.

Talibanët kryesisht i kanë përjashtuar gratë nga jeta publike dhe kanë vendosur kufizime të ashpra sa i përket pamjes së tyre, lirisë së lëvizjes dhe të drejtës për të punuar e studiuar. Gjatë tre vjetëve të fundit, asnjë vajzë nuk ka diplomuar në universitet, pas ndalimit gjithëpërfshirës të arsimimit të vajzave përtej klasës së gjashtë. Në një tjetër sinjal se shtypja e talibanëve nuk po tregon shenja të ndaljes, regjimi radikal në fund të majit miratoi një ligj që legalizon martesën e vajzave që në moshën 9-vjeçare. Kreu i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, gjithashtu raportohet se ka nxjerrë direktiva të reja që ndalojnë përdorimin e telefonave të mençur. 

McMaster, gjenerallejtënant në pension i ushtrisë amerikane, i cili shërbeu si këshilltari i 25-të i Shteteve të Bashkuara për sigurinë kombëtare nga viti 2017 deri më 2018,gjatë administratës së parë të presidentit amerikan Donald Trump, tha se për të mbajtur presionin ndaj talibanëve, shtetet dhe zyrtarët duhet ta pranojnë se ky grup është një “organizatë terroriste transnacionale e lidhur me Al-Kaidën, e lidhur me [agjencinë e fuqishme të inteligjencës ushtarake të Pakistanit], ISI, e cila i armatos, furnizon dhe pajis ata”.

Për më tepër, bota duhet “t’i dobësojë forcat e tyre të sigurisë, këta krahë të qeverisë që shtypin brutalisht lirinë”, tha McMaster.

Talibanët kanë shfuqizuar të gjitha institucionet demokratike dhe organet këshilluese, duke përqendruar vendimmarrjen rreth Akhundzadës, i cili ka nxjerrë një varg dekretesh – shumë prej tyre që lidhen me vajzat dhe gratë – pa paraqitur ndonjë plan gjithëpërfshirës apo udhërrëfyes për të siguruar qeverisje të mirë dhe prosperitet ekonomik.

Në të njëjtën kohë, talibanët, që janë kryesisht të etnisë pashtune dhe janë me prejardhje kryesisht në jug dhe juglindje të Afganistanit, kanë përqendruar pushtetin në të gjitha nivelet tek udhëheqësit, komandantët dhe anëtarët e tyre të lartë.

Talibanët po ashtu kanë nisur përpjekjet për të krijuar kontakte me komunitetin ndërkombëtar, një përpjekje që analistët thonë se ka të ngjarë të lidhet, të paktën pjesërisht, me përpjekjet për të tërhequr ndihma dhe investime të huaja, si dhe për të stabilizuar ekonominë.

Ndërkohë, mungesa aktuale e qeverisjes, e shoqëruar me pasigurinë ekonomike në rritje, ka ngritur shqetësime te disa persona se Afganistani mund të rikthehet në një vatër pasigurie.

Curtis, e cila muajin e ardhshëm do të marrë detyrën e presidentes të REL-it, tha se përfshirja politike është thelbësore për stabilitetin afatgjatë të Afganistanit.

Megjithatë, aktualisht, “nuk ka asnjë mënyrë që ata që kundërshtojnë këtë regjim totalitar ta bëjnë këtë pa rrezikuar që të dëmtohen vetë ose të ndalohen paligjshëm”, shtoi ajo.

“Besoj se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që kanë të njëjtin qëndrim janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për politikat shtypëse të talibanëve, veçanërisht ndaj grave, por edhe ndaj shoqërisë civile dhe mediave”, tha ajo.

“Besoj se, teksa e pranojmë këtë, do të shohim përpjekje më të mëdha në Shtetet e Bashkuara për t’i kërkuar llogari talibanëve dhe në Kongres, veçanërisht sepse e di se në Kongresin amerikan çështja e mbrojtjes së grave dhe vajzave afgane përkrahet nga dy partitë”./REL

afganistan talibanë afganë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin