10 September 2024, 16:50
Nga E. D
Antonio Tajani
POTGORICË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, me të mbërritur në Podgoricë, në etapën e parë të turit të tij në Ballkanin Perëndimor tha se duhet të përshpejtojmë hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Evropë dhe se vendet e këtij rajoni nuk mund të presin në pafundësi. Sipas tij, shumë burokratë në vendet perëndimore, sidomos në ato nordike, e shohin procesin e zgjerimit më shumë në aspektin burokrat sesa në atë politik.
“Rreziku për ne, për Evropën, është të mos jemi më të pranishëm në Ballkan. Natyrisht kur je në mes të diçkaje, ose shkon nga njëra anë, ose nga tjetra dhe këto vende po presin prej shumë kohësh. Nuk duhet t’i zhgënjejmë më. Këto janë vende evropiane. Nuk duhet të ngatërrojmë problemin rus me Ballkanin dhe nuk mund të pretendojmë të ndryshojmë identitetin e tyre. Vendet e Ballkanit janë thelbësore për stabilitetin evropian”, ka thënë Tajani.
Gjithashtu shefi i diplomacisë italiane ka prekur edhe problemin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi promovuar gjithmonë dialogun, kudo, edhe mes Serbisë dhe Kosovës. Tani unë besoj se edhe Kosova duhet të bëjë hapa përpara, të respektojë marrëveshjet. Në veri shumica është serbe dhe ky është një realitet që nuk mund të mohohet. Pakicat duhen mbrojtur dhe historia dhe kultura të respektohen”, ka shtuar Tajani.
Duke e vënë theksin tek miqësia tradicionale mes Italisë dhe vendeve të rajonit, ministri i Jashtëm ka shprehur gatishmërinë e Romës zyrtare për të luajtur një rol pozitiv për stabilizimin dhe zhvillimin e paqes mes dy vendeve.
antonio tajani
Bota
10 September 2024, 16:50
S.B
pamje nga ngjarja
FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku një edukatore kopshti ka dhunuar fizikisht nj...
Bota
10 September 2024, 16:16
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Ushtria ruse njoftoi të martën se rrëzoi 144 dronë ukrainas të lëshuar në sulmet gjatë nat&e...
Bota
10 September 2024, 16:14
E. D
pamje
ATHINË- Një alarm për sulm terrorist është ngritur në Athinë. Mësohet se një burrë nga Siria k...
Bota
10 September 2024, 16:12
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka një mbështetje mesatare prej 49% në sondazhet e fu...
Bota
10 September 2024, 16:10
E. D
Aleksandar Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas takimeve të veçanta me të dë...
Bota
10 September 2024, 16:10
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha se një aktiviste amerikane, e cila u vra në Bregun e pushtuar Perëndimor javë...
Bota
10 September 2024, 16:09
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Kremlini njoftoi sot se nuk do të ndjekë debatin për zgjedhjet presidenciale në SHBA mes Don...
Bota
10 September 2024, 16:10
M.B
KOSOVA- Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kan&...
Bota
10 September 2024, 14:10
I.A
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se do t’i prezantojë kërkesat e Serbi...
Bota
10 September 2024, 14:01
I.A
Millosh Vuçeviç
SERBI- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç së fundmi është shprehur se ka vetëm dy rrug&...