10 September 2024, 16:10
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha se një aktiviste amerikane, e cila u vra në Bregun e pushtuar Perëndimor javën e kaluar, me gjasë u qëllua “indirekt dhe pa dashje” nga forcat izraelite, të cilat po synonin të qëllonin dikë tjetër. Aysenur Ezgi Eygi, aktivistja 26-vjeçare nga Siatëll, u vra të premten pas një proteste kundër vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, sipas Jonathan Pollak, një protestues izraelit që ishte dëshmitar i të shtënave.
Ushtria tha se hetimi i saj “gjeti se ka shumë gjasa që ajo është qëlluar indirekt dhe pa dashje nga ushtria izraelite, e cila nuk e kishte atë në shënjestër, por një nxitës të trazirave”. Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga vrasja e Eygi, e cila po ashtu kishte shtetësi turke, dhe i kërkoi Izraelit të hetonte se çfarë ishte ndodhur.
Pollak i tha Associated Press se të shtënat ndodhën gjysmë ore pasi kishin përfunduar përleshjet mes palestinezëve dhe forcave izraelite. Eygi, vullnetare në grupin e aktivistëve, Lëvizja Ndërkombëtare e Solidaritetit, po merrte pjesë në protestën kundër zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.
Vrasja e saj ndodhi në kohën kur në Bregun Perëndimor është rritur dhuna që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në tetor të vitit të kaluar. Që atëherë, më shumë se 690 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./ REL
lindje e mesme
Bota
10 September 2024, 16:09
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Kremlini njoftoi sot se nuk do të ndjekë debatin për zgjedhjet presidenciale në SHBA mes Don...
Bota
10 September 2024, 16:10
M.B
KOSOVA- Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kan&...
Bota
10 September 2024, 14:10
I.A
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se do t’i prezantojë kërkesat e Serbi...
Bota
10 September 2024, 14:01
I.A
Millosh Vuçeviç
SERBI- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç së fundmi është shprehur se ka vetëm dy rrug&...
Bota
10 September 2024, 10:06
N.F
Foto ilustruese
MOSKË- Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 10 shtator se sulme të shumta ruse me dronë dhe raketa kan&e...
Bota
10 September 2024, 09:56
r.ll
Vadim Morus
SERBI- Në një mëngjes të nxehtë vere në kryeqytetin serb Beograd, Vadim Morus, patinator profesionist nga Rusia, ...
Bota
10 September 2024, 09:50
N.F
Trump
SHBA- Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance përballen me kritika të reja nga brenda partisë: Haley, ish-ambas...
Bota
10 September 2024, 09:17
N.F
Foto ilustruese
INDI- Operacionet në fabrikën e gjigantit jugkorean Samsung, në jug të Indisë, janë çrregulluar të...
Bota
10 September 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
MADRID- Njerëzit me diabet të tipit 2 kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit t&eu...
Bota
10 September 2024, 09:04
r.ll
foto ilustruese
KIEV- Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, Rusia ka përdorur shpesh raketa me rreze të ...