2 September 2024, 20:52
Nga E. D
Keir Starmer
BRITANIA E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi lidhjet dypalëshe me Gjermaninë, duke e quajtur një traktat të ri që të dy vendet po nënshkruanin një mundësi që vjen një herë në një gjeneratë.
“Një marrëveshje e re, një testament për thellësinë dhe potencialin e marrëdhënieve tona me lidhje më të thella mbi shkencën, zhvillimin e teknologjisë, njerëzit, kulturën e biznesit, një nxitje për marrëdhëniet tona tregtare”, tha Keir Starmer në një konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.
Starmer theksoi se në qendër të traktatit do të ishte një marrëveshje e re e mbrojtjes që ndërtohet mbi bashkëpunimin tonë tashmë të konsiderueshëm të mbrojtjes. Ai më tej tha se traktati gjithashtu zgjeron këtë marrëdhënie për t’u përballur së bashku me kërcënimet e një bote të paqëndrueshme.
“Kjo, sigurisht, nënkupton një vendosmëri të përbashkët për të mbrojtur sigurinë e popullit tonë dhe të kontinentit më të gjerë evropian”, tha ai.
Starmer mbërriti në kryeqytetin gjerman për bisedime dypalëshe dhe më vonë do të vizitojë kryeqytetin francez si pjesë e një turneu dy-ditor evropian në një përpjekje për të tejkaluar Brexit-it dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura. Duke përsëritur se ai është i përkushtuar për të rivendosur marrëdhëniet me Evropën, ai shtoi se kjo nuk nënkupton rishikim të Brexit-it, e as kyçje në tregun e vetëm të BE-së ose në Unionin Doganor.
“Kjo nënkupton një marrëdhënie më të ngushtë në disa fronte, duke përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen”, tha ai.
Starmer sonte pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike në Paris, përpara se të takohet me afaristë francezë, duke përfshirë investitorët kryesorë në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai do të ketë edhe një takim me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.
keir starmer
Bota
2 September 2024, 20:39
E. D
Vladimir Kara-Muza
RUSI- Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, i cili u lirua nga një burg rus muajin e kaluar në këmbim...
Bota
2 September 2024, 20:27
E. D
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli duhet të qëndrojë i bashkuar si një, pasi përbal...
Bota
2 September 2024, 20:08
E. D
fotot ilustruese
MITROVICË- Dy autoblindat e fundit të karabinierëve italianë janë larguar nga Ura e Ibrit, duke mbetur vetëm...
Bota
2 September 2024, 20:02
E. D
Rexhep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan bëri thirrje sot për reformë gjithëpërfshirëse kushtetues...
Bota
2 September 2024, 19:43
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Mongoli të hënën vonë, duke shënuar vizitën e tij t...
Bota
2 September 2024, 19:37
r.ll
avioni i maduro
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar avionin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro,&...
Bota
2 September 2024, 19:29
E. D
Kamla harris dhe Joe Biden
SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden do të bëjnë fushatë së bashku të...
Bota
2 September 2024, 19:11
Papa Françesku
ROMË- Papa fillon ditën e sotme një vizitë maratonë 12-ditore në katër vende në Azinë J...
Bota
2 September 2024, 18:57
r.ll
mickoski, kasami
SHKUP- Ligji për gjuhën ka ndezur debate në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski ka parla...
Bota
2 September 2024, 18:51
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA dhe kandidati republikan presidencial Donald Trump, i cili po përballet me akuza federale dhe shtetërore...