13 July 2024, 07:39
Nga N.F
Stuhia
KANADA- Një i ri është gjetur i vdekur pasi u përfshi nga një stuhi në Nova Scotia, një provincë në brigjet e Atlantikut të Kanadasë. Kanadaja u përfshi nga stuhia Beryl 48 orët e fundit. Viktima po luante me miqtë dje të enjten në një park në Wolfville kur ndodhi një përmbytje. I riu u përfshi nga uji dhe përfundoi në një "gropë plot me ujë", thanë autoritetet.
Reshje shumë të mëdha shiu u regjistruan brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, shpjegoi Ed Nugent i Policisë Mbretërore Kanadeze të Montuar gjatë një konference për shtyp. Trupi u gjet disa orë më vonë ndwrsa niveli i ujit dhe errësira e vështirësuan punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Zjarrfikësit u desh të ndërhynin në disa lokacione të tjera në provincë për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre që ishin zhytur në ujë, ndërsa të paktën një urë rrugore u përmbyt. Dje shumë rrugë ishin të pakalueshme.
Sipas Environment Canada, më shumë se 100 milimetra shi ranë në pak orë. Një vit më parë, e njëjta krahinë mbajti zi për humbjen e katër jetëve, mes të cilëve edhe këta dy fëmijë të vegjël, për shkak të përmbytjeve rekord. Pasi goditi Karaibet dhe Venezuelën si një stuhi e kategorisë 5 në shkallën Saffir-Simpson, duke vrarë të paktën 10, Beryl shkaktoi tetë vdekje të tjera dhe dëme të përhapura në SHBA.
kanada stuhi viktime
Bota
13 July 2024, 07:19
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Disa bashkime të korporatave i kënaqin investitorët. Të tjera i bëjnë të rënkojnë. Nj&e...
Bota
13 July 2024, 07:15
N.F
Samiti
SHBA- Drejtuesit e vendeve anëtare të NATO-s u larguan drejt kryeqyteteve të tyre të premten, pas takimit treditor të nivel...
Bota
12 July 2024, 22:55
N.F
Protesta në Barcelonë
EVROPË- Shumë rajone turistike në Europë këtë verë presin rekorde te reja vizitorës...
Bota
12 July 2024, 22:54
r.ll
foto ilustruese
VARSHAVË- Polonia po shqyrton një propozim nga Kievi për të rrëzuar raketat ruse që shkojnë drejt territ...
Bota
12 July 2024, 22:40
N.F
Trump
SHBA- Kuvendi i Partisë Republikane fillon punimet të hënën në shtetin Miluoki. Por mënyra e organizimit do të jet...
Bota
12 July 2024, 22:24
N.F
Trump
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump do të bëjë nesër fushatë në Pensilvani në prag të Kuvendit Kombëtar Re...
Bota
12 July 2024, 22:08
N.F
Foto ilustruese
PEJË- Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Pejë. Mësohet se gjithçka agravuar si ...
Bota
12 July 2024, 22:13
r.ll
joe biden dhe bashkeshortja
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mori të premten mbështetje nga dy emra të njohur nd&eum...
Bota
12 July 2024, 21:58
N.F
foto ilustruese
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në...
Bota
12 July 2024, 21:50
N.F
Foto ilustruese
KENIA- Gjashtë trupa femrash në dekompozim u gjetën në një gurore në kryeqytetin kenian të Nairobit t&eu...