Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
U goditën nga dërrasa që u shkëput nga një kamion, humbin jetën çifti amerikan që po udhëtonte me biçikletë (FOTO)
Christian Deaton, 52 vjeç, vdiq në vendngjarje, ndërsa Michelle, 48 vjeç, ndërroi jetë në spital, ndërsa shoferi i kamionit 55 vjeç u ndalua nga policia.
23 October 2023, 16:40Nga r.ll
Christian dhe Michelle Deaton
SHBA- Një çift i martuar nga Portland në SHBA, kanë humbur jetën pasi u goditën nga një dërrasë që ka rënë nga një kamion në lëvizje.
Çifti i martuar që mbanin funksione të larta në kompaninë Nike, ishin në një ekskursion me biçikletë drejt kalimeve panoramike Silverado Trail në Kaliforni, sipas New York Post, kur u goditën fatalisht nga dërrasa që u shkëput nga kamioni
Christian Deaton, 52 vjeç, vdiq në vendngjarje, ndërsa Michelle, 48 vjeç, ndërroi jetë në spital, ndërsa shoferi i kamionit 55 vjeç u ndalua nga policia.
Miqtë u shprehën të trishtuar për vdekjen e miqve të tyre. Çifti ishin të martuar prej 21 vitesh dhe ju pëlqente të udhëtonin dhe të qëndronin aktiv fizikisht.
Christian ishte drejtues në linjat e veshjeve Nike Swim, kurse Michelle ishte dizenjatore. Dyshja jetonin në një apartament me vlerë $1 milionë në Portland. Ata ishin në një udhëtim një-javor në Napa, dhe planifikonin në një seri koncertesh, kanë thënë miqtë e tyre. Miqtë e çiftit u shprehën se kjo ishte një nga aventurat e shumta të çiftit që kryenin gjithashtu ekskursione dhe udhëtime natyrore.