14 October 2023, 14:32
Nga r.ll
Hossein Amirabdollahian
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i ka bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet edhe në pjesë tjera të Lindjes së Mesme, nëse Hezbollahu përfshihet në betejë.
Sipas tij, diçka e tillë do të përbënte “tërmet të madh” për Izraelin. Amirabdollahian u ka thënë gazetarëve në Bejrut se grupi i Libanit Hezbollah, i ka shqyrtuar të gjithë skenarët e luftës, andaj Izraeli duhet t’i ndalë sulmet në Gaza sa më shpejt që është e mundur.
Izraeli e konsideron Hezbollahun si kërcënimin më serioz, duke marrë parasysh se grupi i ka rreth 150.000 raketa, përfshirë ato me precizitet të madh, të cilat mund ta godasin çdo pjesë të Izraelit. Ky grup, i cili ka mijëra luftëtarë, që kanë marrë pjesë në konfliktin 12-vjeçar të Sirisë, ka edhe lloje të ndryshme të dronëve ushtarakë.
Luftëtarët e Hezbollahut ka qenë të angazhuar përreth kufijve të Libanit me Izraelin, pas sulmeve të javës së kaluar nga grupi militant palestinez Hamas kundër Izraelit, duke i lënë qindra të vdekur. Të shtunën, ushtria izraelite ka thënë se një dron izraelit e ka goditur një “qelizë” afër kufirit me Libanin, që ka tentuar të infiltrohet në Izrael.
Amirabdollahian ka thënë se është takuar me liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, i cili e ka njoftuar për kushtet e grupit në Liban.
“I di skenarët që i ka Hezbollahu. Çdo hap rezistence që do të marrë Hezbollahu do të shkaktojë tërmet të madh për entitetin zionist”.
Me një sy drejt Hezbollahut, presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar lojtarët tjerë në Lindje të Mesme që të mos i bashkohen konfliktit, dhe ka dërguar anije luftarake amerikane në rajon, si mbështetje e plotë për Izraelin./REL
hossein amirabdollahian konflikti izrael-palestine
Bota
14 October 2023, 14:30
Dosja.al
Votuesit në Australi e kanë kundërshtuar të shtunën një propozim për ta ndryshuar kushtetutën e shtetit për t&rsq...
Bota
14 October 2023, 14:16
Dosja.al
Mbledhja
Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë në 16 tetor, është i dhjeti në serin&eum...
Bota
14 October 2023, 14:05
r.ll
issam abdallah
IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të shtunën se po shqyrtonin "incidentin" ku humbi jetën një...
Bota
14 October 2023, 13:47
r.ll
ayman safadi
JORDANI- Jordania ka thënë të shtunën se çdo veprim i Izraelit që rezulton me zhvendosje të palestinez&eu...
Bota
14 October 2023, 13:43
Dosja.al
Burri
POLONI- Një burrë është ngjitur në një monument në sheshin Pilsudski të Varshavës qendrore dhe kërc...
Bota
14 October 2023, 13:25
r.ll
marshimi ne londer
BRITANI- Mijëra njerëz janë mbledhur në Londër për një marshim pro Palestinës me thir...
Bota
14 October 2023, 12:56
r.ll
foto ilustruese
EGJIPT- Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për t’i lejuar të huajt që...
Bota
14 October 2023, 12:30
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur sot për vizitën e “pesëshes së madhe&...
Bota
14 October 2023, 12:16
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Më shumë se dy milionë njerëz janë në rrezik pasi uji po mbaron në Gaza, ka paralajmëruar nj&...
Bota
14 October 2023, 11:29
r.ll
foto ilustruese
GAZË-Të paktën 2215 njerëz janë vrarë dhe 8714 janë plagosur në Gaza, sipas ministrisë palesti...