21 August 2024, 14:36
Nga N.F
Zjarri
PORTUGALI- Njw zjarri masiv ka një javë që është aktiv në ishullin portugez të Madeira. Observatori Evropian i Kopernikut njoftoi se zjarri ka djegur një sipërfaqe prej 44 mijë hektarësh ndërsa autoritetet lokale presin ardhjen e përforcimeve të reja nga Lisbona.
Deri dje, të martën, në mesditë, sipërfaqja e djegur nga ky zjarr arriti në 43.920 hektarë, pra 9.590 hektarë shtesë brenda 24 orëve, sqaron Copernicus në X. Rreth 100 zjarrfikës po punojnë në dy fronte që janë ende aktive.
"Përhapja më shqetësuese është tani në zonën e vargmalit qendror malor," tha shërbimi rajonal i mbrojtjes civile në raportin që njoftoi mëngjesin e sotëm.
Erërat e forta, të cilat ndihmuan në përhapjen e zjarrit, kanë shkaktuar probleme edhe në trafikun ajror në Madeira dhe turistët kanë mbetur të bllokuar në ishull, por kompania që menaxhon aeroportin Funchal ka siguruar që funksionimi i tij rifilloi sot pa probleme.
Zjarri shpërtheu të mërkurën e kaluar në komunën e Ribeira Brava dhe më pas u përhap në komunat fqinje të Camara de Lobos dhe Ponta do Sol, të vendosura në bregun jugor të ishullit, në perëndim të kryeqytetit rajonal Funchal.
Rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga zona, kryesisht për të shmangur rrezikun e thithjes së tymit, por shumica e atyre banorëve më vonë mundën të ktheheshin në shtëpitë e tyre
Sipas autoriteteve lokale, zjarri deri më tani nuk ka shkatërruar asnjë shtëpi, po ashtu nuk ka të lënduar, ndonëse zjarrfikësit po tregojnë shenja lodhjeje.
Presidenti i shërbimit rajonal të mbrojtjes civile, Antonio Nunez, njoftoi në transmetuesin publik RTP se 45 zjarrfikës dhe shpëtimtarë po mbërrijnë sot si përforcime nga Lisbona, duke i shtuar 76-ve të dërguar tashmë fundjavën e kaluar nga qeveria spanjolle.
portugali zjarr evakuim
Bota
21 August 2024, 14:26
M.B
Jeff Hovenier dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha të mërkurën se me gjithë mospajtimet ...
Bota
21 August 2024, 13:58
N.F
Haniyehu
IRAN- Irani tha se do të marrë kohë në përgjigjen e tij për vrasjen në Teheran më 31 korrik të Isamai...
Bota
21 August 2024, 13:42
N.F
Familja Duraku
SERBI- Familja e një britaniku të mbajtur në një burg serb po bën thirrje për më shumë ndihmë n...
Bota
21 August 2024, 13:22
N.F
AFGANISTAN- Talibanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportuesit special të Kombeve të Bashkuara, Richard Bennett, tha një ...
Bota
21 August 2024, 12:59
N.F
DW
RUSI- Deputetët rusë po bëjnë thirrje që Deutsche Welle të shpallet "e padëshirueshme", gjë që do të &...
Bota
21 August 2024, 12:32
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Forcat detare ukrainase kanë sulmuar një kompleks të sistemeve raketore ruse, S-300, në rajonin rus të Rosto...
Bota
21 August 2024, 12:14
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Grupi libanez Hezbollahu, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara ka gjuajtur mbi 50 raketa, duke god...
Bota
21 August 2024, 12:00
N.F
Foto ilustruese
BOSNJË- Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një gjimnaz në...
Bota
21 August 2024, 11:10
N.F
Presidenti i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe juristja e mediave, Flutura Kusari
KOSOVË- Asociacioni i Gaz...
Bota
21 August 2024, 10:33
M.B
Presidentja e Moldavisë, Maia Sadu, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Fotografi nga arkivi.
GJERMANIA- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, qëndron ...