Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kompanitë e rishitjes kanë nisur kontrolle për identifikimin dhe fshirjen e njoftimeve të dyshimta, ndërsa bashkëpunojnë me autoritetet për hetimin e rasteve.
FRANCË- Çanta firmato, parfume, produkte kozmetike dhe artikuj të tjerë të dyshuar si të vjedhur gjatë plaçkitjeve në Francë kanë nisur të shfaqen në platformat e shitjeve online. Kompanitë e rishitjes kanë nisur kontrolle për identifikimin dhe fshirjen e njoftimeve të dyshimta, ndërsa bashkëpunojnë me autoritetet për hetimin e rasteve.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, tregu i produkteve të përdorura po përballet me dyshime se disa shitës po përpiqen të nxjerrin në shitje mallra të grabitura gjatë trazirave të fundit në Francë. Mes artikujve të publikuar në platformat online janë çanta luksoze, parfume, produkte kozmetike dhe madje edhe karta koleksionuese Pokémon. Dyshimet janë shtuar pas incidenteve të dhunshme gjatë fundjavës, kur disa dyqane u plaçkitën.
Platforma Vinted, ku Franca përbën një nga tregjet kryesore, ka ndërmarrë masa për të identifikuar dhe hequr njoftimet që mund të lidhen me mallrat e vjedhura. Kompania ka forcuar gjithashtu monitorimin e produkteve të reja që publikohen nga përdoruesit. Shkeljet e rregullave mund të çojnë në pezullimin ose mbylljen e përhershme të llogarive të personave të përfshirë.
Në shënjestër dyqanet e markave të njohura
Gjatë trazirave në Francë, disa dyqane të markave të njohura luksoze u vunë në shënjestër të grabitjeve. Pamje të shpërndara në rrjetet sociale treguan persona që hynin me forcë në dyqane dhe largoheshin me mallra. Ndër markat e prekura përmenden Louis Vuitton, Burberry dhe Celine. Edhe zinxhiri i kozmetikës Sephora konfirmoi se disa prej dyqaneve të tij ishin hyrë me forcë gjatë incidenteve.
Pas këtyre ngjarjeve, dyshimet janë përqendruar te mënyra se si mallrat e grabitura mund të kalojnë nga dyqanet fizike në tregun online të rishitjes. Vinted ndalon shprehimisht shitjen e produkteve të vjedhura dhe përdor mekanizma kontrolli për të identifikuar shkeljet e mundshme. Në këtë proces merren parasysh edhe raportimet nga bizneset dhe përdoruesit. Kompania ka bërë të ditur se po bashkëpunon me policinë dhe autoritetet franceze për të ndihmuar në hetimin e rasteve të dyshimta.
Edhe eBay ndalon shitjen e mallrave të vjedhura dhe përdor teknologji për të identifikuar aktivitetet e dyshimta. Në rastet kur autoritetet konfirmojnë se një produkt është vjedhur, platforma deklaron se e heq menjëherë njoftimin dhe ndërmerr masa ndaj shitësit. Hetimet dhe kontrollet synojnë të pengojnë tregtimin e produkteve të grabitura dhe të kufizojnë përfitimet financiare nga plaçkitjet, të cilat kanë prekur biznese të shumta në Francë./Dosja.al
pamje nga Jemeni JEMEN- Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur pa...
pamje nga Franca KINA- Kina u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ndodhen ose planifikojnë të udhëtojn&...
pamje SPANJË- Spanja po përballet me reshje të dendura shiu, përmbytje dhe probleme të shumta në disa rajone. Nj&e...
Luiz Inácio Lula da Silva dhe Flávio Bolsonaro BRAZIL- Autoritetet zgjedhore në Brazil i kanë dhënë kompanisë Meta 24...
Ellen Hines AUSTRALI- Deputetja e pavarur australiane Ellen Hines po lufton për jetën pasi u përplas nga një automjet jashtë ...
Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar Uashingtonin kundër një përballjeje të re ush...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ai iranian, Abbas Araqchi. Teheran, 19 tetor 2026. Lavrov udhëtoi drejt kryeqytetit iranian drejtpër...
Pamje Duke folur në Samarkand të Uzbekistanit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e bëri të qartë se biznesi ishte në qe...
Një zyrë lëvizëse rekrutimi për ushtarë me kontratë në Rostov-on-Don, Rusi. “Pse je vetëm? A je i varur nga...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Trump nënshkroi më 16 tetor një urdhër ekzekutiv për të mos zbatuar sanksi...