19 October 2026, 17:09
Nga G.M
Luiz Inácio Lula da Silva dhe Flávio Bolsonaro
BRAZIL- Autoritetet zgjedhore në Brazil i kanë dhënë kompanisë Meta 24 orë kohë për të provuar se po garanton trajtim të barabartë për kandidatët presidencialë Luiz Inácio Lula da Silva dhe Flávio Bolsonaro në platformat Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Në rast të moszbatimit të urdhrit, kompania rrezikon një gjobë prej 1 milion realësh brazilianë në ditë, rreth 170 mijë euro.
Mediat e huaja bëjnë me dije se vendimi vjen në një moment të tensionuar të fushatës zgjedhore në Brazil, ku janë ngritur shqetësime për mënyrën se si platformat dixhitale shpërndajnë dhe promovojnë përmbajtjet politike. Presidenti në largim, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili synon një mandat të ri në krye të vendit, ka akuzuar Metën se po kufizon shpërndarjen e përmbajtjeve të fushatës së tij në Instagram dhe WhatsApp, duke krijuar avantazhe për rivalin konservator Flávio Bolsonaro.
Sipas pretendimeve të kampit të Lulës, disa përmbajtje të lidhura me fushatën e tij nuk po arrijnë të njëjtin nivel ekspozimi si ato të rivalit. Shqetësime janë ngritur gjithashtu për mënyrën se si funksionojnë algoritmet dhe sistemet e inteligjencës artificiale të platformave në përzgjedhjen e përmbajtjeve politike.
Gjykata paralajmëron gjobë të përditshme për Metën
Gjykata Supreme Zgjedhore e Brazilit i kishte kërkuar më herët kompanisë të zbatonte të njëjtat rregulla për të dy kandidatët, të shmangte kufizimet e pabarabarta në sugjerimet dhe rezultatet e kërkimit, si dhe të garantonte që sistemet e inteligjencës artificiale të mos favorizonin asnjërin prej tyre.
Fillimisht, Meta ishte paralajmëruar për një gjobë prej 500 mijë realësh në ditë në rast të moszbatimit të urdhrit. Megjithatë, pas vlerësimit se kompania nuk kishte provuar përmbushjen e shumicës së kërkesave, gjykata vendosi të rrisë presionin, duke caktuar një afat të ri prej 24 orësh dhe një gjobë më të lartë. Masa synon të detyrojë kompaninë të tregojë se po zbaton rregullat në mënyrë të barabartë gjatë procesit zgjedhor.
Meta mohon favorizimin e kandidatëve
Nga ana e saj, Meta ka mohuar se po mbështet njërin prej kandidatëve në dëm të tjetrit. Kompania ka pranuar se reklamat e fushatës së Lulës janë çaktivizuar gabimisht, duke ia atribuar incidentin problemeve teknike që, sipas saj, kanë prekur edhe vende të tjera. Ndërkohë, përfaqësuesit e Lulës i janë drejtuar gjykatave dhe Organizatës së Shteteve Amerikane, duke kërkuar shqyrtimin e pretendimeve për ndërhyrje në procesin zgjedhor. Fushata është shoqëruar gjithashtu me akuza politike për ndikim të jashtëm.
Lula ka pretenduar se qeveria amerikane po përpiqet të ndikojë në zgjedhje përmes mbështetjes ndaj Flávio Bolsonaro, djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro, i cili ka lidhje të afërta politike me Donald Trump. Përplasja mes autoriteteve braziliane dhe Metës e vendos rolin e platformave sociale në qendër të debatit mbi transparencën, paanshmërinë dhe ndikimin e teknologjisë në proceset demokratike./Dosja.al
zgjedhjet ne brazil
Bota
19 October 2026, 17:06
G.M
Ellen Hines
AUSTRALI- Deputetja e pavarur australiane Ellen Hines po lufton për jetën pasi u përplas nga një automjet jashtë ...
Bota
19 October 2026, 17:03
G.M
Abbas Araghchi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar Uashingtonin kundër një përballjeje të re ush...
Bota
19 October 2026, 16:54
G.M
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ai iranian, Abbas Araqchi. Teheran, 19 tetor 2026.
Lavrov udhëtoi drejt kryeqytetit iranian drejtpër...
Bota
19 October 2026, 16:18
E.d
Pamje
Duke folur në Samarkand të Uzbekistanit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e bëri të qartë se biznesi ishte në qe...
Bota
19 October 2026, 16:14
G.M
Një zyrë lëvizëse rekrutimi për ushtarë me kontratë në Rostov-on-Don, Rusi.
“Pse je vetëm? A je i varur nga...
Bota
19 October 2026, 16:04
G.M
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump
Trump nënshkroi më 16 tetor një urdhër ekzekutiv për të mos zbatuar sanksi...
Bota
19 October 2026, 15:59
G.M
Dmitry Peskov
KINA- Një takim i mundshëm mes presidentit rus Vladimir Putin, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinpin...
Bota
19 October 2026, 15:48
G.M
NATO
EVROPA- NATO po hyn në një fazë të rëndësishme rishikimi të strategjisë së saj ushtarake, në një k...
Bota
19 October 2026, 15:45
G.M
Pamje nga Oleski
RUSI- Kievi dhe Moska po negociojnë një armëpushim lokal për të mundësuar largimin e sigurt të banorë...
Bota
19 October 2026, 15:37
G.M
Paris, 17 tetor 2026.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, refuzoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Laurent Nunez, pas një...