28 October 2026, 13:00
Nga DOSJA
SPANJE - Dani Carvajal po mësohet me jetën e re te Getafe, por Real Madridi vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë së tij. Pas 13 sezonesh me fanellën e “Los Blancos”, mbrojtësi spanjoll ka zbuluar se ndonjëherë, nga zakoni, niset drejt qendrës stërvitore të ish-klubit të tij, Valdebebas.
“Ka ditë kur, pasi i lë fëmijët në shkollë, pothuajse humbas rrugën dhe përfundoj duke u nisur drejt Valdebebas”, rrëfeu ai në një intervistë për gazetën “AS”.
Carvajal kujtoi me emocion edhe lamtumirën nga Real Madridi, duke e cilësuar si një nga përjetimet më të bukura të karrierës. Për të, vlerësimi i tifozëve për përkushtimin e treguar ndër vite ka më shumë rëndësi se trofetë e fituar.
Edhe pse tashmë luan për Getafen, mbrojtësi nuk e fshehu emocionin që përjetoi gjatë El Clásico-s. Ai vlerësoi paraqitjen e Real Madridit dhe këmbënguljen e skuadrës, duke pranuar se e kishte ndjekur ndeshjen me ndjenja të veçanta, si dikush që kishte mbajtur për shumë vite atë fanellë.
Një nga kujtimet që i mungojnë më shumë janë përmbysjet e mëdha në Champions League dhe atmosfera në “Santiago Bernabéu”. Carvajal veçoi gjysmëfinalen kundër Bayern Munichut, kur golat e vonë të Joselu-s i siguruan Realit kualifikimin në finale, duke kujtuar emocionet e papërshkrueshme të atyre netëve evropiane.
Mbrojtësi foli edhe për Cristiano Ronaldon, me të cilin ndau dhomën e zhveshjes gjatë viteve më të suksesshme të portugezit në Madrid. Carvajal beson se Ronaldo do të arrijë shifrën e 1,000 golave, duke vlerësuar disiplinën, këmbënguljen dhe instinktin e tij të jashtëzakonshëm para portës.
“Do të arrijë 1,000 gola, me siguri. Dhe e meriton”, u shpreh ai, duke kujtuar edhe besimin e madh që portugezi kishte te vetja në ndeshjet vendimtare.
Carvajal komentoi gjithashtu mungesën e tij në listën e Spanjës për Botërorin 2026. Ai tha se e kuptoi vendimin e trajnerit Luis de la Fuente, duke pranuar se minutat e pakta në dispozicion nuk e favorizonin. Sipas tij, rezultati përfundimtar i Spanjës e konfirmoi se trajneri kishte marrë vendimin e duhur.
Sa i përket aventurës së re, mbrojtësi e sheh Getafen si një sfidë ndryshe nga ato që ka përjetuar më parë. Tashmë, objektivi është të ndihmojë skuadrën të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll dhe të shijojë çdo fitore si një trofe. Pas një periudhe të vështirë, ai është i lumtur që luan sërish rregullisht.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 October 2026, 12:30
POLONI - Futbolli ka marrë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Daniel Gonçalves, i cili ndërroi jetë në moshë...
Sport
28 October 2026, 12:00
TURQI - Ismail Kartal nuk është më trajner i Fenerbahçes. Klubi i Stambollit e njoftoi lajmin në një deklaratë zyrtare, pak...
Sport
28 October 2026, 11:25
TIRANE - Federata Sqhiptare e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor. Kuqezin...
Sport
28 October 2026, 11:00
SPANJE - Frenkie de Jong po përgatitet të marrë një rol të rëndësishëm te Barcelona pas rikthimit nga dëmtimi. Mesf...
Sport
28 October 2026, 10:30
SENEGAL - Katari ka dorëzuar 15 autobusë dhe pajisje sigurie për të mbështetur Senegalin në organizimin e Lojërave Olimpike R...
Sport
28 October 2026, 10:00
FRANCE - E hëna, një mbrëmje e hidhur për Kylian Mbappén. Ndërsa është e vërtetë që ai arriti performan...
Sport
28 October 2026, 09:30
SPANJE - Përplasja mes Barcelonës dhe Atlético Madridit për Julián Álvarez ka marrë një përgjigje nga Federat...
Sport
28 October 2026, 09:00
GJERMANI - Bayern Munich po pret rikuperimin e trajnerit Vincent Kompany, i cili u shtrua në spital pasi u rrëzua gjatë stërvitjes të p...
Sport
28 October 2026, 08:30
SPANJE - Mbrëmja gala e “Topit të Artë 2026” la një përzierje krenarie dhe zhgënjimi të thellë në Barce...
Sport
28 October 2026, 08:00
SPANJE - Sestao River ka shkruar historinë në Kupën e Mbretit, duke eliminuar Espanyolin, skuadrën e La Ligës, pas një fitoreje dr...