Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sipas raportimeve Pike vuan nga një çrregullim i rrallë i gjakut, i lidhur me një formë kanceri të njohur si çrregullim mieloproliferativ.

SHBA- Autoritetet amerikane janë paralajmëruar nga avokatët e Christa Pike për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me injeksion vdekjeprurës, nëntë muaj përpara se ekzekutimi në shtetin e Tennessee-t të dështonte. Sipas raportimeve Pike vuan nga një çrregullim i rrallë i gjakut, i lidhur me një formë kanceri të njohur si çrregullim mieloproliferativ.
Në një ankesë të paraqitur më 8 janar 2026, avokatët e saj argumentuan se ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës mund t’i shkaktonte asaj dhimbje dhe vuajtje të panevojshme, duke pretenduar se kjo do të përbënte shkelje të Amendamenteve të Parë, të Tetë dhe të Katërmbëdhjetë të Kushtetutës amerikane.
Sipas dokumentit, numri i trombociteve në gjakun e Pike ishte dukshëm i rritur, me shumë gjasë si pasojë e sëmundjes së rrallë të gjakut. Avokatët paralajmëruan se kjo gjendje, e njohur si trombocitozë, mund të rriste rrezikun e zhvillimit të edemës pulmonare gjatë injektimit të substancave vdekjeprurëse.
Në ankesën drejtuar gjykatës, avokatët theksuan se edema pulmonare mund të shkaktojë një ndjesi mbytjeje ose fundosjeje, të cilën ekspertët e kanë krahasuar me atë që përjetohet gjatë torturës me ujë. Për këtë arsye, personeli mjekësor i burgut përdorte gjilpëra speciale të tipit flutur për t’i marrë gjak.
Avokatët kërkuan që e njëjta metodë të përdorej edhe gjatë procedurës së ekzekutimit, duke argumentuar se kjo do të reduktonte ndjeshëm rrezikun e dhimbjeve të panevojshme.
Pike i mbijetoi dy raundeve të administrimit të barnave për ekzekutim. Guvernatori i Tennessee-t, Bill Lee, ka pezulluar ekzekutimet e tjera të planifikuara në shtet për vitin 2026 dhe ka urdhëruar një hetim të pavarur për të zbardhur dështimin e ekzekutimit.
Christa Pike ishte dënuar me vdekje për vrasjen në vitin 1995 të 19-vjeçares Colleen Slemmer. Në atë kohë, Pike ishte 18 vjeçe. Së bashku me të dashurin e saj të asaj kohe, ajo torturoi të renë përpara se ta vriste me një thikë prerëse të tipit box cutter.
Rasti i saj ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatet mbi mënyrën e ekzekutimit të të dënuarve me vdekje në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për sigurinë, vuajtjet e mundshme dhe përgjegjësinë e autoriteteve gjatë procedurave të tilla./Dosja.al
TEHERAN- Katër cisterna nafte janë shkatërruar pasi dyshohet se kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit. Garda Revoluci...
SHBA- Demokrati Chris Pappas ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke siguruar kështu 56.3% të votave në shtet...
NASHVILLE– Republikania Marsha Blackburn ka fituar zgjedhjet për guvernatore të shtetit të Tenesit. Pas fitores ajo bëhet gruaja...
SHBA- Drejtuesi i Space X dhe Tesla-s, Elon Musk, përmes një postimi në platformën X komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit n...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama ka reaguar mbi rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit ku pohoi se amerikanët kanë dërguar ...
SHBA- Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur në këtë mënyrë kandidatin repub...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social Truth Social pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, ku demokrat...
SHBA- Demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke i dhënë Partisë Demokratike fitoren e parë në gar&...
SHBA- Demokratët kanë siguruar fitoren në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar...
SHBA- Demokratët pritet të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësues...