4 November 2026, 07:55
Nga E.M

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social Truth Social pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, ku demokratët kanë siguruar kontrollin e Kongresit amerikan. Ai paralajmëroi një përballje të mundshme me shumicën e re demokrate.
Trump publikoi fotografinë e një kapeleje të kuqe me mbishkrimin “VETO”, të shkruar me shkronja të mëdha të bardha, në një stil të ngjashëm me kapelat MAGA që janë bërë simbol i lëvizjes së tij politike.
Ky reagim vjen pasi presidenti kishte paralajmëruar më herët se do të “vërë veton ndaj gjithçkaje” nëse demokratët do të rifitonin kontrollin e Kongresit.
Në një tjetër reagim, Trump la të kuptohet se do të analizojë rezultatet zgjedhore në ditët në vijim, duke deklaruar se do të marrë rolin e një komentatori politik dhe do të shpjegojë arsyet pse kandidatët republikanë fituan ose humbën.
Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti kishte kërkuar vazhdimisht nga mbështetësit e tij që t’i trajtonin zgjedhjet e mesmandatit si një votëbesim personal për presidencën e tij. Në aktivitetet elektorale në të gjithë vendin, ai u bënte thirrje votuesve të imagjinonin sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit.
Megjithatë, rezultati ka qenë negativ për disa prej kandidatëve që kishin marrë mbështetjen e tij personale. Mes tyre është Vivek Ramasëamy, kandidat për guvernator në Ohio, si dhe Ken Paxton, i cili garonte për një vend në Senat në Teksas.
Humbja në Teksas është veçanërisht domethënëse për republikanët, pasi demokratët kanë arritur të fitojnë një vend në Senat në këtë shtet për herë të parë pas gati katër dekadash.
Me demokratët që sigurojnë shumicën në Kongres, Trump pritet të përballet me një situatë të re politike, ku miratimi i ligjeve dhe zbatimi i programit të tij qeverisës do të kërkojnë përballje dhe negociata të vazhdueshme me opozitën.
Paralajmërimi për përdorimin e vetos sinjalizon se presidenti nuk përjashton një konflikt të drejtpërdrejtë institucional me shumicën e re demokrate./Dosja.al

SHBA
Bota
4 November 2026, 07:40
E.M
SHBA- Demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke i dhënë Partisë Demokratike fitoren e parë në gar&...
Bota
4 November 2026, 07:35
E.M
SHBA- Demokratët kanë siguruar fitoren në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar...
Bota
4 November 2026, 07:29
E.M
SHBA- Demokratët pritet të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësues...
Bota
4 November 2026, 07:20
E.M
SHBA- Ish-guvernatori demokrat Roy Cooper ka fituar garën për Senatin në Karolinën e Veriut përballë republikanit Michael ëh...
Bota
4 November 2026, 07:16
E.M
SHBA- Sipas të dhënave të para të një sondazhi të realizuar nga kompania SSRS, ekonomia dhe gjendja e demokracisë jan&e...
Bota
3 November 2026, 22:53
G.M
Pamje
PAKISTAN- Ndotja e ajrit ka arritur nivele alarmante në Indi dhe Pakistan, ku smogu i dendur ka mbuluar disa qytete, duke krijuar rrezik ser...
Bota
3 November 2026, 22:36
G.M
foto ilustruese
EGJIPTI- Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelati, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Abbas Araghc...
Bota
3 November 2026, 22:20
G.M
Oscar Puente
SPANJA- Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen, gjashtë ditë pas përplasjes s&eu...
Bota
3 November 2026, 22:09
G.M
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit Persik për mundësinë që Irani të...
Bota
3 November 2026, 21:42
E.d
Pamje
Një turmë njerëzish u përlesh me policinë dhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës në p...