20 October 2026, 14:30
Nga DOSJA

ARGJENTINE - Dani Alves ka bërë një paraqitje surprizë në qytetin e Saltës, në Argjentinë, ku mori pjesë në një aktivitet bamirësie dhe iu drejtua futbollistëve dhe të pranishmëve me një mesazh të bazuar te besimi fetar. Ish-mbrojtësi brazilian, i njohur për karrierën e tij të gjatë te Barcelona, tashmë po i kushton një pjesë të rëndësishme të jetës predikimit të krishterë.
Gjatë aktivitetit në kompleksin sportiv Nicolás Vitale, ku u zhvillua një ndeshje bamirësie mes Auri FC dhe UNL, Alves foli edhe për futbollin dhe rolin që ai ka në shoqëri. “Kam ardhur për t’ia shpallur Krishtin të gjithë Argjentinës. Edhe pse është një vend i çmendur pas futbollit, besoj se ka ardhur koha për të ndryshuar drejtim, sepse futbolli nuk shpëton askënd. Misioni ynë është i panegociueshëm”, deklaroi ai.
I pyetur për Lionel Messin dhe të ardhmen e yllit argjentinas me kombëtaren, Alves vlerësoi kontributin e tij, duke theksuar se sipas mendimit të tij, Messi nuk është trajtuar gjithmonë me respektin që meritonte në vendin e tij. Braziliani foli gjithashtu për lidhjet e veçanta që ka krijuar gjatë karrierës me ish-shokët e skuadrës.
Kur iu kërkua të zgjidhte mes dyshes Messi-Jordi Alba dhe asaj Messi-Dani Alves, ish-mbrojtësi zgjodhi miqtë e tij. “Do të zgjidhja Jordi Albën dhe Messin, sepse janë miqtë e mi. Gjithmonë do të mbaj anën e miqve të mi. Partneriteti im më i mirë është me Krishtin”, u shpreh ai.
Në fund, Alves iu drejtua të rinjve të pranishëm, duke i nxitur të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe objektivat e tyre. “Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të bekuar jetën dhe ëndrrat tuaja. Ju të rinjve ju them: Zoti i bekoftë ëndrrat tuaja. Ecni përpara me zemra plot shpresë dhe arrini qëllimet tuaja”, ishte mesazhi i brazilianit.
Kështu, në një aktivitet ku futbolli u përdor për të mbështetur një kauzë bamirësie, Dani Alves zgjodhi të vendoste në qendër të fjalës së tij besimin dhe mesazhin shpirtëror, duke treguar një anë tjetër të jetës së tij pas karrierës si futbollist.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 October 2026, 14:00
SPANJE - Joan Laporta ka ndezur atmosferën para El Clásicos, duke kritikuar mënyrën se si Real Madridi ka ndërtuar skuadrën n&e...
Sport
20 October 2026, 13:30
Përpara se t’i bashkohej Hansi Flick te Barcelona, Rodri luajti nën drejtimin e Pep Guardiolës te Manchester City
SPANJE - Rodri po zbul...
Sport
20 October 2026, 13:00
Guardiola ngre zërin për Gazën
SPANJE - Pep Guardiola ka përcjellë një mesazh të fuqishëm në mbështetje t&eu...
Sport
20 October 2026, 12:51
ELBASAN - Elbasani ka zgjedhur trajnerin e ri. Burime për mediatike bëjnë me dije se Glen Daja ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klub...
Sport
20 October 2026, 12:30
ANGLI - Manchester City mund të përballet me një nga ndëshkimet më të rënda në historinë e futbollit anglez. Pavar...
Sport
20 October 2026, 12:00
Kimi Antonelli duke festuar fitoren e tij në Monza
SHBA - Kimi Antonelli është gjithnjë e më pranë titullit kampion bote në...
Sport
20 October 2026, 11:30
Pedri dhe Ferran festojnë me Barcelonën
FRANCE - Për vite me radhë kanë qenë të pandashëm, si vëllezër,...
Sport
20 October 2026, 11:00
Mourinho, së bashku me Florentino Pérez në ditën e prezantimit të tij
SPANJE - Njëqind ditët e para të José M...
Sport
20 October 2026, 10:30
ZVICER - Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s po merr përmasa të reja. Qeveria e futbollit europian i ka kërkuar zyrtarisht organizatës bot...
Sport
20 October 2026, 10:00
ITALI - Kriza e Sampdorias po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Humbja e fundit në shtëpi ndaj Arezzos, e shoqëruar me...