3 November 2026, 15:47
Nga G.M
Policia
QIPRO- Një operacion i gjerë ndërkombëtar, i mbështetur nga Europol dhe Eurojust, ka shkatërruar një rrjet të organizuar mashtrimi me investime online, i cili dyshohet se kishte shtrirje në të paktën 50 vende të botës dhe kishte përfituar më shumë se 4 milionë euro. Gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar mbi 100 serverë dhe kanë kryer kontrolle në 17 lokacione.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në një skemë mashtrimi që përdorte platforma të rreme investimi dhe qendra telefonike për të përvetësuar paratë e qytetarëve. Hetimet katërvjeçare zbuluan se në qendër të skemës ndodhej një kompani me aktivitet në Qipro dhe Izrael, e cila siguronte infrastrukturën teknologjike për krijimin e faqeve të rreme të investimeve. Paralelisht, bashkëpunëtorët e saj dyshohet se administronin qendra telefonike të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Skema funksiononte përmes reklamave mashtruese në internet, ku qytetarëve u premtoheshin fitime të larta nga investimet në kriptomonedha, valuta të huaja dhe aksione. Personat e interesuar drejtoheshin më pas në platforma që imitonin faqet e ligjshme të tregtimit. Fillimisht, ata bindeshin të depozitonin shuma të vogla parash, ndërsa llogaritë e tyre shfaqnin fitime fiktive për t'i nxitur të investonin gjithnjë e më shumë. Kur viktimat kërkonin të tërhiqnin paratë, operatorët gjenin justifikime, vononin pagesat dhe në fund ndërprisnin çdo komunikim.
Të dhënat personale përdoreshin për të gjetur viktima të reja
Një tjetër element i skemës ishte mbledhja dhe shitja e të dhënave personale të qytetarëve te grupet kriminale. Përmes reklamave mashtruese, përdoruesit regjistronin të dhënat e tyre në platformat e rreme. Këto informacione më pas përfundonin te grupet që administronin qendrat telefonike, ku operatorët paraqiteshin si këshilltarë financiarë dhe përpiqeshin t'i bindnin qytetarët të transferonin shuma të tjera parash.
Hetimet nisën pas denoncimit të një çifti gjerman
Çështja nisi të hetohej në vitin 2022, pasi një çift nga Gjermania denoncoi pamundësinë për të tërhequr paratë e investuara në një platformë online. Denoncimi çoi në operacionin e parë ndërkombëtar, ndërsa analizimi i provave ndihmoi hetuesit të identifikonin persona të tjerë të dyshuar dhe lidhjet mes kompanisë teknologjike dhe qendrave telefonike.
Operacionet vijuan edhe gjatë vitit 2025, me arrestime dhe sekuestrime të tjera. Në aksionin e fundit, të zhvilluar më 3 nëntor, ekspertë të Europol u angazhuan në Shqipëri dhe Kosovë për të ndihmuar në analizimin e provave dixhitale. Shtatë personat e arrestuar pritet të përballen me procedurat e ekstradimit drejt Gjermanisë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e viktimave të tjera dhe personave të përfshirë në këtë rrjet kriminal./Dosja.al
europol
Bota
3 November 2026, 15:39
G.M
Groenlanda
GROENLANDA- Parlamenti i Groenlandës pritet të ratifikojë sot marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Da...
Bota
3 November 2026, 15:31
G.M
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë dhënien e ndihm&e...
Bota
3 November 2026, 15:17
G.M
EVROPA- Katër avionë pasagjerësh janë përballur me kërcënime për vendosjen e bombave në disa vende të Evrop&e...
Bota
3 November 2026, 15:03
E.d
Foto ilustruse
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhj...
Bota
3 November 2026, 14:58
G.M
pamje
SPANJA- Policia spanjolle ka ndërhyrë gjatë natës për të shpërndarë kampin e aktivistëve që protestoni...
Bota
3 November 2026, 14:46
E. D
SERBI- Davor Macura, drejtuesi i Alta Bankës në Serbi, sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar (TOK), është thirrur ng...
Bota
3 November 2026, 14:44
E. D
UKRAINË- Mykhailo Drapaty është komandanti i tretë i ushtrisë ukrainase që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë ...
Bota
3 November 2026, 14:06
E.M
SHBA- Në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gratë përbëjnë rreth 51% të popullsisë am...
Bota
3 November 2026, 14:04
E. D
Orban dhe Vuçiç
SERBI- Deri vonë pothuajse të pamposhtur në pushtet, sot të mundur politikisht, Aleksandar Vuçi&...
Bota
3 November 2026, 12:33
E.M
ZELANDË- Një aeroplan është rrëzuar në një zonë të largët pranë Nelsonit në Ishullin Jugor të ...