3 November 2026, 15:39
Nga G.M
Groenlanda
GROENLANDA- Parlamenti i Groenlandës pritet të ratifikojë sot marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkën, e cila parashikon zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në ishullin strategjik të Arktikut. Marrëveshja, e nënshkruar në shtator mes SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës, synon t'i japë fund tensioneve të krijuara pas deklaratave të vazhdueshme të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen nën kontroll të ishullit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ushtria amerikane do të ketë një rol më të zgjeruar në Groenlandë, duke u hapur rrugë planeve për ndërtimin e dy bazave të reja ushtarake. Gjithashtu, parashikohet vendosja e sistemit të mbrojtjes antiraketë "Golden Dome", një projekt i promovuar nga Trump. Megjithatë, marrëveshja riafirmon sovranitetin e Danimarkës mbi Groenlandën dhe garanton të drejtën e popullsisë vendase për vetëvendosje.
Ministri i Jashtëm i Groenlandës, Mute Egede, e cilësoi ratifikimin një hap të rëndësishëm për të ardhmen e ishullit. Ai theksoi se, pavarësisht vështirësive gjatë negociatave, autoritetet kanë mbrojtur parimet themelore dhe interesat e vendit përmes dialogut.
Ndërkohë, marrëveshja duhet të kalojë edhe në Parlamentin danez, ku shqyrtimi i parë është parashikuar më 11 nëntor, ndërsa leximi i dytë dhe votimi përfundimtar pritet të zhvillohen më 19 nëntor. Dokumenti do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Danimarka dhe Groenlanda, ndërsa nuk kërkon miratimin e Senatit amerikan.
Groenlanda ka një rëndësi të veçantë strategjike për SHBA-në për shkak të pozicionit të saj në Arktik, pasurive të konsiderueshme minerale dhe rolit që luan në sigurinë ushtarake të rajonit. Zgjerimi i pranisë amerikane në ishull pritet të ndikojë në ekuilibrat e sigurisë në Arktik./Dosja.al
donald trump
Bota
3 November 2026, 15:31
G.M
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë dhënien e ndihm&e...
Bota
3 November 2026, 15:17
G.M
EVROPA- Katër avionë pasagjerësh janë përballur me kërcënime për vendosjen e bombave në disa vende të Evrop&e...
Bota
3 November 2026, 15:03
E.d
Foto ilustruse
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhj...
Bota
3 November 2026, 14:58
G.M
pamje
SPANJA- Policia spanjolle ka ndërhyrë gjatë natës për të shpërndarë kampin e aktivistëve që protestoni...
Bota
3 November 2026, 14:46
E. D
SERBI- Davor Macura, drejtuesi i Alta Bankës në Serbi, sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar (TOK), është thirrur ng...
Bota
3 November 2026, 14:44
E. D
UKRAINË- Mykhailo Drapaty është komandanti i tretë i ushtrisë ukrainase që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë ...
Bota
3 November 2026, 14:06
E.M
SHBA- Në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gratë përbëjnë rreth 51% të popullsisë am...
Bota
3 November 2026, 14:04
E. D
Orban dhe Vuçiç
SERBI- Deri vonë pothuajse të pamposhtur në pushtet, sot të mundur politikisht, Aleksandar Vuçi&...
Bota
3 November 2026, 12:33
E.M
ZELANDË- Një aeroplan është rrëzuar në një zonë të largët pranë Nelsonit në Ishullin Jugor të ...
Bota
3 November 2026, 12:20
E.M
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur tashmë zgjedhjet e mesmandatit ku miliona qytetarë po votojnë për p...