18 November 2026, 16:53
Nga E.M

PRIZREN- Prokuroria Themelore në Prizren ka zbuluar detaje të reja mbi vrasjen e rëndë në Suharekë, e cila ndodhi gjatë ditës së sotme, ndërsa mbeti i vrarë shtetasi S.D. Prokuroria ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin, Rrahman Hoti, i cili e ka gjuajtur viktimën në sy të bashkëshortes dhe vajzës së mitur.
“Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e krim-teknikës me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, citon njoftimi.
Gjithashtu, prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja duke njoftuar se për shkak të një mosmarrveshjeje, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur, viktima është qëlluar më armë zjarri në ambientet e një qendre tregtare në Suharekë.
“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari Rr.H., dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, ka privuar nga jeta personin me inicialet S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Rr.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Dosja.al
Prizren
Aktualitet
18 November 2026, 16:43
E.M
TIRANË- Protestuesit tashmë kanë nisur marshimin duke u zhvendour kështu para Kuvendit, pasi qëndruan disa orë para godin&eu...
Aktualitet
18 November 2026, 16:34
E. D
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka çuar në SPAK dosjen hetimore për vjedhjen e rreth 700 mij&...
Aktualitet
18 November 2026, 16:28
E. D
TIRANË- Qytetarët që dëmtohen në aksidente rrugore do të përfitojnë më shumë mbrojtje nga sigurimi i det...
Aktualitet
18 November 2026, 16:23
E.M
ITALI- Dy shtetas shqiptarë, Leo Toma, 34 vjeç, dhe Arlindi Tomaj, 22 vjeç, janë dënuar me burg në Itali, pasi Prokuroria kon...
Aktualitet
18 November 2026, 16:04
E. D
TIRANË- Pas qëndrimit për disa orë në rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit, protestue...
Aktualitet
18 November 2026, 15:49
E.M
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancën për ditën e nesërme, e cila pritet të nisë në orën 11:00, ku n&e...
Aktualitet
18 November 2026, 15:45
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykat...
Aktualitet
18 November 2026, 15:31
E.M
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të mërkurë në revoltën e tyre përpara Ministrisë së Ar...
Aktualitet
18 November 2026, 15:30
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 30-vje&...
Aktualitet
18 November 2026, 15:25
E. D
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, ka denoncuar një skandal të rëndë në Spitalin Onkologjik, ku pacientëve me tumore u anulohen o...