24 October 2026, 21:19
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas plagosjes së Erion Vishkullit, i cili u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës në Tiranë. Bardhi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet për identifikimin e personit që dha urdhrin dhe efektivit që qëlloi të riun, duke kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë pa vonesa.
Sipas tij, Vishkulli po lufton në sallën e operacionit për të shpëtuar shikimin në syrin e majtë, ndërsa deputeti e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë që nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Bardhi theksoi se Erion Vishkulli është një i ri patriot, tifoz i Kombëtares shqiptare dhe i Elbasanit, i cili kishte dalë në protestë për një Shqipëri më të mirë. Ai nënvizoi se asnjë veprim i të riut nuk mund të justifikojë një dhunë të tillë.
Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:
Prokuroria e Tiranës duhet të veprojë menjëherë, pa asnjë vonesë, për të identifikuar urdhëruesin dhe autorin e këtij akti makabër, të qëllimit me plumb në sy ndaj një të riu, i cili në këto momente po lufton në sallën e operacionit për të shpëtuar shikimin në syrin e majtë.
Sot, jo nesër!
Kushdo që ka urdhëruar dhe kushdo që ka kryer këtë akt të rëndë duhet të identifikohet, të vihet përpara drejtësisë dhe të arrestohet pa asnjë vonesë, në përputhje me ligjin. Nesër mund të jetë tepër vonë. Prokuroria dhe organet ligjzbatuese duhet të dëshmojnë me veprime konkrete se jeta dhe shëndeti i çdo qytetari janë të shenjta dhe se askush nuk është mbi ligjin kur cenon të drejtat dhe integritetin fizik të një të riu!
Erion Vishkuli është një i ri patriot, tifoz ultras i Kombëtares dhe i Elbasanit, i cili protestonte për një Shqipëri më të mirë. Ai nuk ka kryer asnjë krim dhe nuk ka bërë asnjë faj që të justifikojë një dhunë të tillë. Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë një akt të tillë makabër.
Në këto momente të rënda, lutemi të gjithë për shëndetin e Erionit dhe për rikuperimin e tij të plotë. Jemi pranë tij dhe familjes së tij, me solidaritet dhe mbështetje të pakushtëzuar.
Drejtësi për Erionin! Asnjë vonesë, asnjë tolerim, askush mbi ligjin!/Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
24 October 2026, 21:12
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Klevin Muka, duke e cilësuar nj&...
Politike
24 October 2026, 19:37
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e cila po zhvillohet në Tiranë. Ai ka postuar n&eu...
Politike
24 October 2026, 19:29
E.d
Pamje
TIRANA- Deputeti i PD-së, Eno Bozdo ka reaguar për dhunën e shumtë që policia po ushtron ndaj protestuesve. Bozdo shkruan ...
Politike
24 October 2026, 19:03
E.d
Pamje
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar aktin kriminal ndaj një studenti gjatë protestës së zhvillua...
Politike
24 October 2026, 18:23
E.d
Gjin Gjoni
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni është përfshirë në një përballje me efektivët e P...
Politike
24 October 2026, 14:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj Partisë Demokratike, duke e akuzuar atë për nxitjen dhe orga...
Politike
24 October 2026, 13:47
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeminist...
Politike
24 October 2026, 13:43
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e...
Politike
24 October 2026, 12:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se mijëra shqiotarë kanë ardhur në mbështetje t&e...
Politike
24 October 2026, 12:02
I.A
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka deklaruar se Policia e Shtetit po përdor teknologjinë dhe pamjet filmike për ...