Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai tha se mjetet e përdorura nga policia dhe dhuna kanë qenë në masë të madhe. Për të, përdorimi i plumbave të gomës në turmë pa një epiqendër është një ndër shkeljet më të rënda të efektivëve.

TIRANË- Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, denoncoi dhunën disproporcionale të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve. Ai tha se mjetet e përdorura nga policia dhe dhuna kanë qenë në masë të madhe. Për të, përdorimi i plumbave të gomës në turmë pa një epiqendër është një ndër shkeljet më të rënda të efektivëve.
Ngjan me një profeci ogurzezë, por e vërteta është që një veteran dhe specialist i Policisë së Shtetit e parashikoi ekzaktësisht atë që do të ndodhte më pas.
Erion Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, u godit me plumb gome të shtunën e datës 24 tetor, teksa Policia e Shtetit ishte duke hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Vishkulli u mor në gjendje të rëndë dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.
Aktualisht, 28-vjeçari Vishkulli i është nënshtruar ndërhyrjes, ku mjekët italianë bënë të mundur realizimin me sukses të ndërhyrjes. Ndërkohë që në Tiranë, debati për përdorimin e armëve neutralizuese ndaj turmave sapo është hapur.
Ish-efektivi i RENEA-s dhe eksperti i sigurisë, Gert Metani, tregon se, sipas protokolleve të OKB-së, përdorimi i plumbave të gomës është mjeti i fundit që mund të përdoret në protesta dhe organizime. Sipas tij, përdorimi në turmë mund të sjellë dëmtime serioze, e sidomos nëse këto të fundit kanë si drejtim kokën, ku rrezikojnë mjaft organe të rëndësishme jetike.
Eksperti tregohet i qartë dhe i prerë: Përdorimi i plumbave kinetikë nuk mund të bëhet pa kriter dhe në kundërshtim me protokollin.
Gjë që fatkeqësisht ka ndodhur gjatë gjithë ditëve të përshkallëzimit të protestës. Mjafton të shohim fotot dhe videot e shpërndara në rrjet, nga vetë personat e dëmtuar, për të kuptuar se sa disproporcionale kanë qenë veprimet e policisë në terren.
Veprime që, në daljet e vazhdueshme të kryeministrit, janë konsideruar si në përputhje me ligjin.
Për Dritan Zaganin, ish-punonjës policie, aktualisht azilant në Zvicër, është frika që i shkaktojnë veprimet e dhunshme nga forcat e policisë, të cilat, sipas tij, kanë nga pas dorën e kryeministrit.
Në të vërtetë, ky përdorim permanent i dhunës i ka dhënë pasoja dhjetëra protestuesve të dëmtuar.
Janë mbi 80 raste të dokumentuara të dhunës dhe të mungesës së profesionalizmit të treguar nga Forcat Shqiponja, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, agjentët e krimeve të komisariateve përkatëse që lidhen me menaxhimin. Komisariati numër tre, Komisariati numër një, Komisariati numër dy, agjentët e forcave operacionale që janë të ndarë në dy pjesë.
Metani thotë se askush nuk është i detyruar t'i përgjigjet një urdhri të paligjshëm.
Sidoqoftë, ngelet vetëm një hipotezë për sa kohë nuk kemi parë qoftë dhe një rast të vetëm të një polici që nuk ka zbatuar urdhrat. Madje, në shumë raste i kanë tejkaluar. Sipas Metanit, dislokimi i Forcave Shqiponja, si një strukturë më pak e specializuar, ka qenë një gabim tepër i rëndë i bërë nga zinxhiri komandues i Policisë së Shtetit.
Nga ana tjetër, ish-polici Zagani e cilëson repartin e Shqiponjave si një ndër repartet që punëson patronazhistë dhe individë pa kualifikimet e duhura për të qenë punonjës policie. Përtej përdorimit të plumbave të gomës, për ekspertin ka pasur shkelje të protokollit edhe në përdorimin e ujit me kimikate apo tejkalimin e sasisë së gazit të përdorur ndaj turmave.
E ndërsa ankesat për përdorimin pa kriter të gazit dhe sprajit me piper janë bërë mëse të zakonshme, diçka tjetër nuk kaloi pa u vënë re gjatë ditëve kur protestat kishin arritur kulmin. Bëhet fjalë për nxjerrjen në terren të repartit të specializuar RENEA, që për të dy ekspertët është pa kuptim prania e këtyre të fundit në terren.
Duke parë prezencën e RENEA-s në të gjithë perimetrin e Kryeministrisë, a mund të rrezikohej përdorimi i armëve? Nëse jo, pse duhej ajo prezencë?
Ekspertët shpjegojnë se kjo është një taktikë e kryeministrit për të trembur turmën e për t'i zmbrapsur këta të fundit.
Sipas ish-komisarit Zagani, politika bën një ngatërrim të qëllimshëm të kompetencave mes Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.
A është kjo fytyra e vërtetë e policisë, me të cilën duhet të ndihemi krenarë?
Këtë Zagani e përmbledh me një fjali të vetme. “Policia është pasqyra e shtetit"./Piranjat news
TIRANË- Një nga episodet më të shëmtuara të protestave qytetare të javës së kaluar ishte padyshim goditja pa ...
TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua profili i biznesmenit Ermal Beqiri, i cil...
TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24, u trajtua rrëmbimi i biznes...
Arrestimi i Agasit TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua arrestimi i Ergy...
Ergys Agasi TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër” në News24, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua ngritja ...
KOSOVË- Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në institucionet e Serbisë në...
Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj KOSOVË- Para se të vritej nga kunati i saj, Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime dhe presion ng...
Përparim Rama KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar t&...
GREQI- Kolian Ilia, 34-vjeç, është njëri prej tre personave të arrestuar në Greqi, të dyshuar për përfshirjen n&...
KRUJË - Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Kr...