Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Rama u paraqit para Prokurorisë Speciale për intervistim rreth orës 13:30. Pas intervistimit, ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale për këtë çështje, dhe prandaj edhe u paraqit në Prokurori, duke theksuar se “jemi totalisht transparentë”.
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten, më 30 tetor, në cilësinë e të pandehurit dhe dyshohet për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Nga Prokuroria Speciale thanë për Radion Evropa e Lirë se intervistimi i të parit të kryeqytetit të Kosovës u bë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”.
“Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thanë nga Prokuroria Speciale.
Rama u paraqit para Prokurorisë Speciale për intervistim rreth orës 13:30. Pas intervistimit, ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale për këtë çështje, dhe prandaj edhe u paraqit në Prokurori, duke theksuar se “jemi totalisht transparentë”.
“Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është të dijë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, u shpreh i pari i Prishtinës.
Avokati i tij, Artan Qerkini, tha për mediat se Rama është i gatshëm të japë sqarimet e nevojshme para organit ndjekës, në mënyrë që Prokuroria “të bindet se çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit”. Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit është themeluar më 2022 nga Komuna e Prishtinës gjatë mandatit të Ramës, që parasheh hartimin e projekteve arkitekturore, urbanistike dhe infrastrukturore për Prishtinën.
Komuna kishte hapur një tender të quajtur “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, me vlerë të parashikuar prej 12 milionë eurosh. Ky projekt ishte kritikuar nga opozita e kryeqytetit dhe nga organizatat joqeveritare që kishin argumentuar se kishte pasur shkelje.
Më 2024, organizata joqeveritare Demokraci Plus kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të anulonte kontratën 12 milionëshe. Kjo organizatë kishte thënë se ishin bërë shkelje gjatë caktimit të komisionit vlerësues të ofertave, pasi në të ishte caktuar një person, që nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës. Sipas organizatës, ka dyshime për konflikt interesi pasi, ky anëtar komisioni figuronte si bashkëpunëtor i një prej kompanive fituese, përkatësisht Anarch Sh.P.K. Operatori tjetër fitues ishte Ardi CC L.L.C.
Teksa Rama po intervistohej nga Prokuroria Speciale, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se 1 milion e 48 mijë euro i kishte paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Arkitekti i Kryeqytetit për tetor-nëntor 2023. Ai tha se pagesa ishte bërë për konsulencë. Ai tha se LVV-ja e kishte denoncuar qysh në fillim Shërbimin e Arkitektit të kryeqytetit./Dosja.al
GREQI- Kolian Ilia, 34-vjeç, është njëri prej tre personave të arrestuar në Greqi, të dyshuar për përfshirjen n&...
KRUJË - Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Kr...
Gjykata e Posaçme TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për Ardit Gjokrosën, ...
Skënder Hita TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha se gjatë protestave studentore kundër qeverisë R...
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të...
ANGLI- Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për p&e...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur edhe pesë biznes...
Maks Haxhia TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur t’i japë fund bojkotit të seancave gjyqësore, ndërsa paralajmë...
TIRANË- Partia Demokratike Europiane (PDE/EDP) ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, pas publikimit të një investigimi të BIRN m...
Dhoma e Avokatisë TIRANË- Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka nisur mbledhjen e njoftuar gjatë...