Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një bisedë mes tyre, e cila dëshmon tensionet për çështjen e kujdestarisë, Arlinda këmbëngulte se djali duhej të jetonte me të ëmën, ndërsa Jeton i thoshte në mënyrë kërcënuese se nuk do ta lejonte kurrë ta merrte fëmijën.
KOSOVË- Para se të vritej nga kunati i saj, Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime dhe presion nga ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj, lidhur me kujdestarinë e djalit të tyre të mitur. Në një bisedë mes tyre, e cila dëshmon tensionet për çështjen e kujdestarisë, Arlinda këmbëngulte se djali duhej të jetonte me të ëmën, ndërsa Jeton i thoshte në mënyrë kërcënuese se nuk do ta lejonte kurrë ta merrte fëmijën. Gjatë bisedës, Arlinda e pyeste disa herë nëse ishte i sigurt për atë që po thoshte, ndërsa ai këmbëngulte në qëndrimin e tij.
Biseda mes tyre, me tone të ashpra:
Arlinda Zekaj: Me nënën e vet ka nevojë të rrijë djali, ajo është më kryesorja. Edhe rri me nënën e vet.
Jeton Sylaj: S’ka në traditën shqiptare që nëna e ka marrë djalin, veç kur nuk ka dashur babai. Kurrë nuk ke për ta marrë.
Arlinda Zekaj: Ma gjej edhe ti një nënë që nuk e ka fëmijën, që nuk e ka, as në Amerikë, as në Kosovë, as në të gjithë botën.
Jeton Sylaj: Ja unë ta gjej, ti je. Ti je që nuk e ki.
Arlinda Zekaj: Unë? Jo more, ngadalë.
Jeton Sylaj: Nuk ke për t’i pasur, besën e Zotit po ta jap dhe ti futi gishtat në sy, nuk ke për ta pasur.
Arlinda Zekaj: A je i sigurtë? A je i sigurtë?
Jeton Sylaj: Po.
Arlinda Zekaj: Në rregull vazhdo kështu.
Jeton Sylaj: Prej këtij minuti e humbe privilegjin për të folur me të, besën po ta jap.
Konflikti për kujdestarinë e fëmijës ishte bërë edhe objekt i një denoncimi në polici. Më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte raportuar se ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij nuk po ia kthenin djalin, pasi ajo e kishte lejuar të shkonte për vizitë te gjyshja dhe xhaxhallarët. Në deklarimin e saj në polici, Arlinda kishte thënë se nuk e kishte penguar asnjëherë të birin të mbante kontakte me familjen e babait, por se situata kishte ndryshuar që nga 20 qershori 2026. Ajo thotë se djali e kishte bllokuar në telefon dhe nuk dëshironte më të kthehej për të jetuar me të, duke dyshuar se ish-bashkëshorti po e ndikonte dhe po e detyronte të qëndronte te familjarët e tij në Deçan.
“Unë edhe pse kam shkuar tek familia e tij unë djalin nuk e kam ndaluar që të shkoj tek gjyshja dhe migjallarët e tij ka shkuar disa herë ka qëndruar atje dhe unë asnjëherë nuk e kam ndaluar. Por që nga data 20 qershor 2026 djali ka shkuar tek Gjyshja dhe migjallarët, djali më ka bllokuar në telefon dhe nuk dëshiron që të vijë të jetoj më me mua. Dhe për këtë unë jam e sigurt se Jetoni po e detyron që të qëndroj tek Gjyshja në Deçan dhe mos të vijë të jetoj me mua. Unë kërkoj nga Polica që të ma kthej djalin tim të jetoj me mua”, ka deklaruar Arlinda Zekaj në polici më 10 korrik 2026.
Si ndodhi ngjarja?
Arlinda Zekaj është vrarë më 25 tetor 2026, rreth orës 21:00 në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta pasi ajo u kthye në shtëpinë e përbashkët, e shoqëruar nga Policia e Kosovës. Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan. Vrasja ndodhi nëntë ditë pas vendimit gjyqësor që i kishte mundësuar Arlindës kthimin në shtëpi, tri ditë pas ankesës së saj për dështimet institucionale dhe dy ditë pas paralajmërimit të një zyrtari policor për nevojën e masave shtesë të sigurisë./Dosja.al
Përparim Rama KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar t&...
GREQI- Kolian Ilia, 34-vjeç, është njëri prej tre personave të arrestuar në Greqi, të dyshuar për përfshirjen n&...
KRUJË - Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Kr...
Gjykata e Posaçme TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për Ardit Gjokrosën, ...
Skënder Hita TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha se gjatë protestave studentore kundër qeverisë R...
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të...
ANGLI- Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për p&e...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur edhe pesë biznes...
Maks Haxhia TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur t’i japë fund bojkotit të seancave gjyqësore, ndërsa paralajmë...
TIRANË- Partia Demokratike Europiane (PDE/EDP) ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, pas publikimit të një investigimi të BIRN m...