21 October 2026, 07:32
Nga E.M

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përfshirë në një përplasje me një gazetar, këtë herë me korrespondentin e gazetës britanike “The Independent”, Andrew Feinberg, të cilin e paralajmëroi me tone të ashpra gjatë një shkëmbimi pyetjesh në Shtëpinë e Bardhë. Incidenti ndodhi gjatë prezantimit të një projektligji nga Trump dhe anëtarë të tjerë të administratës së tij, i cili synon t’u mundësojë qytetarëve të përfitojnë kompensim financiar në rast se raportojnë mashtrime.
Gjatë komunikimit me gazetarët, Feinberg i drejtoi një pyetje presidentit amerikan, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit.
“Nuk e di kush dreqin je, por më mirë ki kujdes”, iu drejtua Trump gazetarit.
Gazetari u përpoq të merrte një përgjigje lidhur me planet për rindërtimin e një fushe publike golfi në Uashington por Trump reagoi me tone të ashpra, duke i kërkuar të heshtte.
“Hesht. Hesht! Çfarë ke?”, “Je çmendur? Vërtet mendoj se diçka nuk shkon me ty”, deklaroi ai.
Incidenti është një tjetër përplasje mes presidentit amerikan dhe përfaqësuesve të medias, gjatë komunikimeve të tij publike me gazetarët./Dosja.al
Donald Trump
Bota
21 October 2026, 07:26
E.M
AUSTRI- Volker Turk, Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka reaguar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në disa shte...
Bota
20 October 2026, 22:25
G.M
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar masa të reja kundër dhunës gjatë protestave, duke paralajmë...
Bota
20 October 2026, 22:21
G.M
Pamje nga protestat ne france
FRANCË- Franca, pas ngjarjeve të egra të fundjavës, po bëhet gradualisht "baballari" i ri...
Bota
20 October 2026, 22:07
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Ukrainës që të tregojë vullnet për arritjen e nj&eu...
Bota
20 October 2026, 22:02
G.M
Donald Trump dhe Ilhan Omar
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj kongresmenes demokrate Ilhan Omar, përfaqë...
Bota
20 October 2026, 21:16
G.M
Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen është në mesin e senatorëve që kërkuan nga Serbia që të mbajë zgjedhje të...
Bota
20 October 2026, 21:08
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance kanë prezantuar një program të ri me vlerë...
Bota
20 October 2026, 20:45
G.M
pamje
PORTUGALI- Policia portugeze ndërhyri në orët e para të mëngjesit për të shpërndarë kampet e ...
Bota
20 October 2026, 20:40
G.M
George Gerapetritis
QIPRO- Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me hom...
Bota
20 October 2026, 20:21
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim trepalësh me preside...