3 November 2026, 15:09
Nga I.A
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca ka zbuluar detaje të tjera mbi marrëdhënien e tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë të kuptohet se përplasja mes tyre kishte nisur shumë më herët se zhvillimet e ditëve të fundit. Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Ndreca iu rikthye bisedës telefonike që ka zhvilluar me Ramën pas transferimit të Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, por këtu mesa duket i shpëtoi një detaj, e cila deri më tani nuk ishte bërë publike, një bisedë mes Ramës dhe Ndrecës rreth 20 ditë më parë.
Gjatë shpjegimit të tij, avokati bëri të ditur se dilemat mbi vazhdimin e mbrojtjes së Veliajt, përballë angazhimeve të tij në Partinë Socialiste, ia kishte komunikuar kryeministrit që rreth 20 ditë më parë. Ndreca theksoi se, në rast se mbrojtja ligjore e klientit të tij bie ndesh me pozicionet që mban në PS, zgjedhja e tij do të jetë në favor të Veliajt.
"Ashtu siç i kam thënë edhe kryeministrit qartësisht dhe po j’ua citoj atë që kam thënë, ‘nëse përplasen interesat e mia si një prej drejtuesve politikë të Qarkut Tiranë të PS, apo interesat politike të kryeministrit me interesat ligjore të Veliajt, unë zgjedh të mbrojë interesat ligjore të Veliajt, si personi që ka nevojë sot për mbrojtje ligjore'," tha Ndreca.
Por pikërisht referimi te biseda e zhvilluar 20 ditë më parë solli një tjetër element në kronologjinë e përplasjes mes Ramës dhe Veliajt. Ky detaj zbulon se tensionet mes tyre nuk janë krijuar vetëm pas transferimit të kryebashkiakut në burgun e Fierit.
"Para 20 ditësh ia kisha komunikuar dhe zotit Rama, para se të nisnin përplasjet. Kishim komunikim mes meje dhe kryeministrit për zotin Veliaj. Ka pasur komunikim të vazhdueshëm. Në momentin e duhur do të bëj me dije dhe detajet," u shpreh Ndreca pa dhënë më shumë detaje.
Pra sipas shpjegimit logjik të fjalëve të Ndrecës, përplasjet kanë nisur disa javë më herët, para se të niste protesta studentore në vend si dhe para se Veliaj të bënte postimin në mbështetje të studëntëve në Serbi. Ndërkohë që vetë Rama përpara se t'ia kërkonte Veliajt që të hiqte dorë nga Ndreca, ia ka kërkuar Ndrecës që të shkëputej nga mbrojtja e Veliajt.
Kjo periudhë përkon me zhvillimet rreth kontrollit mbi Bashkinë e Tiranës dhe lëvizjet e Veliajt për të ruajtur ndikimin e tij në institucionin që drejton. Përplasja mes tyre duket se lidhet me kontrollin politik mbi bashkinë e Tiranës për shkak se po afrohen dhe zgjedhjet vendore vitin e ardhshëm. Si kryeqyteti i vendit dhe Bashkia më e madhe, interesat e Ramës janë që të ketë kontroll të plotë mbi të, në mënyrë që të sigurojë vazhdimin e pushtetit të tij./Dosja.al
Plarent Ndreca
Politike
3 November 2026, 13:43
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Britaninë e Madhe lidhur me largimin e saj nga Bashkimi Evropian, duke deklaruar se tashmë brit...
Politike
3 November 2026, 13:36
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët do të vijoj&e...
Politike
3 November 2026, 13:34
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Maria Tadeo, ku diskutoi për procesin e integrimit të Shqip&eu...
Politike
3 November 2026, 13:26
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se policia ishte pala më e dëmtuar gjatë protestave të zhvilluara në Shqip&e...
Politike
3 November 2026, 13:15
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar r...
Politike
3 November 2026, 13:13
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat për anëtarësimin në...
Politike
3 November 2026, 12:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se emrat e kandidatëve dhe drejtuesve që do të përfa...
Politike
3 November 2026, 12:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do ta ndjekë përmes të gjitha rrugëve...
Politike
3 November 2026, 12:46
E. D
MAL I ZI- Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhje...
Politike
3 November 2026, 12:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi letrën e Erion Veliajt dhe kërcënimet që Rama i adreso...