Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Dosja “Sterilizimi”/ Paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj (VIDEO)
Ish-ministri ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", kjo pasi GJKKO vendosi të zëvëndësonte masën e sigurisë "Arrest me burg".
10 November 2026, 11:41Nga E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- Ditën e sotme është paraqitur në GJKOO, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore në lidhje me dosjen SASPAC. Ish-ministri ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", kjo pasi GJKKO vendosi të zëvëndësonte masën e sigurisë "Arrest me burg". Ky vendim u mor më 31 korrik të vitit 2026, ndërsa Beqaj u arrestua në 4 korrik të vitit 2024, pas hetimve lidhur me abuzimet me fondet të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), institucion që koordinonte fondet e Bashkimit Europian.
Dosja "Streilizimi"
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.
Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit./Dosja.al