10 November 2026, 10:37
Nga E.d
Gjykata e Tiranës
TIRANA- Tre persona që tregtonin dekoderë me kanale televizive pirate janë dënuar me nga 9 muaj burgim secili nga Gjykata e Tiranës. Bëhet fjalë për Franci Çelën, Ardit Stambolliun dhe Erlin Xhucanin, të cilët akuzoheshin për mashtrim kompjuterik, pasi ofronin paketa televizive pa pasur licencën apo autorizimin e operatorëve që zotërojnë të drejtat e transmetimit.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, aktiviteti zhvillohej kryesisht përmes rrjeteve sociale, ku të tre reklamonin dhe shisnin pajisje që mundësonin aksesin në qindra kanale televizive me pagesë. Çela operonte përmes subjektit “FRA SYSTEM IPTV”, ku paketa ofrohej për 79 euro. Stambolliu administronte platformën “Kanale.al”, përmes subjektit “4K Server”, ndërsa Xhucani tregtonte pajisjet nëpërmjet biznesit “Elektronika Shop”, me çmimin 4 mijë lekë.
Në paketat e ofruara përfshiheshin kanale të Digitalb, Tring, Sky, Top Channel, TV Klan, si dhe transmetime të tjera, përfshirë programet e Big Brother VIP. Hetimi nisi pas një kallëzimi të kompanisë Digitalb në vitin 2023. Për identifikimin e personave të përfshirë, prokuroria kreu edhe blerje të simuluara të pajisjeve.
Nga hetimet rezultoi se dekoderët kishin të instaluara aplikacione që mundësonin shikimin e kanaleve të koduara pa autorizimin e platformave përkatëse. Tre të pandehurit u shpallën fajtorë për veprën penale të mashtrimit kompjuterik, sipas nenit 143/b të Kodit Penal, dhe u dënuan me nga 9 muaj burgim. Në kuadër të të njëjtit hetim, në dhjetor të vitit 2024 ishin arrestuar edhe dy persona të tjerë, ndërsa tre të tjerë ishin shpallur në kërkim.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë dënohen me burg tre shtetas të cilët shisnin dekodera me qindra kanale pirate
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u shpallën fajtor shtetasit F.Ç., A.S., dhe E.Xh., të akuzuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b pg. 1 i Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023, nisën pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme duke vepruar në rrjetet sociale shesin paketa televizive të kësaj shoqërie duke mashtruar se disponojnë të drejtat televizive dhe duke krijuar të ardhura në kurriz të kompanive televizive.
Nga hetimet, të kryera dhe me veprime simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder, prokuroria identifikoi subjektet që kryenin këtë aktivitet. Më konkretisht, subjekti ‘FRA SYSTEM IPTV’ në pronësi të shtetasisht F.Ç., i cili shiste me vlerën 79 euro paketën. Po kështu nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u identifikua edhe Subjekti Elektronika Shop në pronësi të shtetasit E. Xh., i cili vepronte nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook duke shitur paketa në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Në këto hetime u zbulua edhe subjekti 4k server (Kanale.al), në pronësi të shtetasit A.S, i cili shiste nëpërmjet rrjetit social “Instagram”.
Të pandehurit kishin instaluar në aparaturat elektronike që shpërndanin te të tretët aplikacione të cilat mundësonin hapjen dhe shikimin e kanaleve televizive private të platformave si Digitalb, Tring dhe të tjera pako ndërkombëtare, pa pasur licensë apo leje nga operatorët e ligjshëm që zotërojnë të drejtat mbi këto transmetime
Kjo sjellje përbën ndërhyrje në funksionimin e sistemeve kompjuterike dhe rrjeteve të transmetimit të dhënave, pasi të dhënat që lejohen vetëm për përdorues të licensuar janë siguruar dhe shpërndarë në mënyrë të paligjshme, duke i paraqitur si të dhëna të aksesueshme nga përdorues të paautorizuar, përmes mashtrimit kompjuterik. Të dhënat televizive të koduara janë pjesë e një sistemi kompjuterik të mbrojtur, dhe ndërhyrja për të anashkaluar sistemet e kontrollit të aksesit përbën veprimtari të kundërligjshme që bie brenda kuptimit të nenit 143/b.
Nga hetimet u provua se veprimtaria e të pandehurve përfshin ndërhyrje në sistemet kompjuterike të operatorëve të licensuar dhe përvetësimin e të dhënave që atyre u përkasin, duke i shpërndarë ato te përdoruesit e tretë në mënyrë mashtruese dhe të paligjshme. Kjo veprimtari është ndërmarrë me qëllim sigurimi të përfitimit ekonomik personal, duke shmangur licencimin, kontraktimin dhe pagesën e detyrimeve financiare ndaj subjekteve që ofrojnë shërbimin në mënyrë të ligjshme. Veprimet janë kryer me dashje direkte dhe me qëllim përfitimi material.
Në përfundim, nga të gjitha provat e mbledhura, rezulton se të pandehurit kanë konsumuar në mënyrë të plotë elementët e veprës penale “Mashtrim kompjuterik” parashikuar nga neni 143/b pg. 1 dhe u shpallën fajtorë për këtë vepër duke u dënuar me nga nëntë muaj burgim secili./Dosja.al
Franci Çela Ardit Stambolli Erlin Xhucani
Aktualitet
10 November 2026, 10:17
Elton Qyno
Urim Fiku
Ka marrë një tjetër rrjedhë ngjarja e rëndë e vrasjes së 62-vjeçarit, Urim Fikut, në fshatin Godfi t&...
Aktualitet
10 November 2026, 09:38
Foto ilustruse
POGRADEC- Një aksident në vendin e punës është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin ...
Aktualitet
10 November 2026, 09:07
E.d
Robert Duka
TIRANA- Robert Duka, i arrestuar së fundmi për grabitjen e dy bankave rezulton të ketë një histori të gjatë p&e...
Aktualitet
10 November 2026, 09:03
G.M
Diana Kastrati, e vrarë në vitin 2011.
Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së Diana Kastratit në Prishtinë, më 10 n&eu...
Aktualitet
10 November 2026, 07:28
E.d
Grafik
Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese ësht&e...
Aktualitet
10 November 2026, 07:24
E.d
Grafik
Inflacioni ka kërcyer sërish në 3.4% në tetor, pasi ishte ngadalësuar sërish në 2.9% një muaj më parë...
Aktualitet
10 November 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria ka siguruar prej vitesh akses preferencial në tregun e Bashkimit Europian, por nuk ka arritur ta shfrytëzojë at&e...
Aktualitet
10 November 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit ...
Aktualitet
10 November 2026, 07:16
Elton Qyno
Robert Duka
Një seri përgjimesh telefonike, të ndërthurura edhe me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i makinës ...
Aktualitet
10 November 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthj...