31 August 2026, 16:03
Nga E. D
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga takimi me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti, ku u dakordësuan për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Abdixhiku thekson se emri i Sejdiut ishte propozuar në mënyrë të pavarur nga të dyja palët. Ai shprehet se LDK e mbështeti marrëveshjen pa kërkuar poste apo kushte politike në këmbim. Abdixhiku thekson ndër të tjersa se Bekim Sejdiu nuk do të jetë president i dy partive që e propozuan, por i të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Postimi i Lumir Abdixhikut:
Sot, po i japim Republikës tonë një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze. Pas përfundimit të negociatave të gjata, jam i lumtur të njoftoj se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojnë bashkërisht profesor Dr. Bekim Sejdiun kandidat për President të Republikës së Kosovës. Ky është, para së gjithash, një lajm i mirë për Kosovën.
Vendi ynë ka kaluar muaj të tërë në pasiguri politike dhe institucionale. Institucionet kanë mbetur të bllokuara, kohë e çmuar është humbur gjersa qytetarët, me të drejtë, kanë pritur nga ne që ta vendosim interesin e shtetit mbi llogaritë partiake.
Pikërisht këtë kemi bërë. Emri i profesor Sejdiut u propozua nga të dyja palët, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kur interesi i Republikës vendoset mbi interesin partiak, mund të gjenden njerëz dhe zgjidhje që bashkojnë. Në këtë pikë dua t’i falënderojë të dy ekipet diskutuese për mbështetjen në këtë proces;, për përpjekjet konstruktive në një proces të vështirë dhe kompleks.
Profesor Sejdiu është jurist i shquar, diplomat me përvojë të jashtëzakonshme në SHBA e Turqi që nga qeverisjet e para të LDK-së; ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe njohës i thellë i shtetit dhe i së drejtës. Bekim Sejdiu e do Republikën, beson në Kushtetutën e saj dhe në orientimin tonë të palëkundur euroatlantik; në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetar në bindje, me rrënjë në familje me ideale të larta kombëtare; mbi të gjitha, njeri me integritet, maturi dhe pavarësi - nga secila palë - virtyte që i duhen institucionit më të lartë përfaqësues të vendit. Prej tij presim të jetë President i Republikës dhe i të gjithë qytetarëve, jo përfaqësues i dy partive apo i një shumice të përkohshme.
Presim ta mbrojë rendin kushtetues, ta ruajë unitetin e vendit dhe të veprojë me pavarësi, urtësi dhe përgjegjësi në çdo rrethanë. Presim që Kosovën ta përfaqësojë me dinjitet para aleatëve tanë; të mbrojë pa asnjë lëkundje orientimin euroatlantik të shtetit; të jetë zë i arsyes në kohë përplasjesh dhe faktor bashkues kur dallimet politike e shoqërore bëhen të mëdha. LDK-ja do ta mbështesë këtë marrëveshje me bindjen se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak. Këtë e kemi besuar gjithmonë. Këtë po e dëshmojmë edhe sot. Sot, përgjigja jonë ndaj jostabilitetit, kaosit e dyshimeve, është një Republikë me President dinjitoz; e me një LDK, që qëndron në origjinë - rugoviste e institucionaliste. Ajo jep individë me integritet; edhe kur nuk merr asgje në kthim për veten. Sepse e don shtetin më shumë se sa veten.
Zoti e bekoftë Kosovën!/Dosja.al
lumir abdixhiku albin kurti bekim sejdiu
Politike
31 August 2026, 15:57
E. D
Selia e partisë Demokratike
TIRANË- Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali, i ka kërkuar kryetares së Këshillit Ba...
Politike
31 August 2026, 15:36
E. D
Evis Sala, Edi Rama
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me shërbimin e trombe...
Politike
31 August 2026, 15:24
E. D
TIRANË- Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një...
Politike
31 August 2026, 15:15
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për t&e...
Politike
31 August 2026, 14:17
I.A
KLOS- Këshilli Bashkiak i Klosit ka votuar kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel, çështje e ...
Politike
31 August 2026, 14:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 20 shkollat e para në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente për të...
Politike
31 August 2026, 13:59
I.A
PS
TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë të enjten, më 3 shtator, Grupin Parlamentar dhe qeverinë në kuadër t&eum...
Politike
31 August 2026, 13:42
I.A
Bekim Sejdiu
KOSOVË- Bekim Sejdiu është emri që është zgjedhur për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Kry...
Politike
31 August 2026, 13:22
I.A
Bekim Sejdiu
KOSOVË- Kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, ka bërë folur për herë të parë p&e...
Politike
31 August 2026, 13:18
I.A
Albin Kurti, Bekim Sejdiu dhe Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Profesori Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari ...