8 September 2026, 12:59
Nga E. D
Maks Haxhia
TIRANË- Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka kundërshtuar rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme, e cila ndalon përdorimin e celularëve gjatë seancave gjyqësore. Haxhia bëri të ditur se avokatët i kanë dërguar zyrtarisht GJKKO-së një kërkesë për rishikimin e kësaj mase, por deri më 8 shtator nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga gjykata.
Sipas tij, rregullorja është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, praktikën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, si dhe me Kodin e Procedurës Penale. Ai theksoi se kërkesa drejtuar GJKKO-së synon rishikimin e rregullores, ndërsa kritikoi institucionin për mungesën e një përgjigjeje, qoftë edhe për konfirmimin e marrjes së kërkesës.
Haxhia e cilësoi këtë situatë si mungesë respekti institucional ndaj avokatëve dhe tha se ajo konfirmon, sipas tij, problematikat që hasin avokatët gjatë ushtrimit të profesionit. Në lidhje me këtë çështje, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë tha gjithashtu se i ka kërkuar një takim urgjent kreut të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të diskutuar rregulloren dhe pasojat e saj për ushtrimin e profesionit të avokatit.
Sipas Haxhisë, atij i është komunikuar se KLGJ-ja nuk do të mblidhet para datës 15 shtator. Megjithatë, ai tha se do të vijojë të insistojë për zhvillimin e një takimi urgjent.
“Me t’u përballur me këtë rregullore, kryetari i Dhomës, së bashku me kryetarin e Dhomës së Tiranës, kemi bërë reagimin e parë në media, duke kundërshtuar rregulloren e re si një akt që bie ndesh jo vetëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Strasburgun, por bie ndesh edhe me Kodin e Procedurës Penale.
I kemi dërguar letër GJKKO-së, ku i kemi kërkuar rishikimin e rregullores dhe deri më sot, që është data 8, nuk kemi asnjë reagim nga ky institucion. Të paktën të thotë që e morëm kërkesën. I kam kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë masë dhe më është komunikuar që ky Këshill nuk mblidhet para datës 15. Ne insistojmë që duhet ta bëjmë këtë takim”, deklaroi Haxhia./Dosja.al
maks haxhia gjkko
Aktualitet
8 September 2026, 11:52
E. D
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me përplasjen e qeverisë me magjistratët, për pagat e këtyre t&eu...
Aktualitet
8 September 2026, 11:19
E. D
foto ilustruese
BERAT- Dy biznese në qarkun e Beratit janë grabitur gjatë orëve të natës brenda 10 ditëve. Për grab...
Aktualitet
8 September 2026, 11:06
E. D
Ylber Luli
SHKODËR- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë 24-vje&...
Aktualitet
8 September 2026, 10:56
E. D
pamje nga sherri ne vlore
VLORË- Një sherr midis disa personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një beach bar n...
Aktualitet
8 September 2026, 10:42
E. D
IKMT
TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e menaxhimit të mbetjeve të su...
Aktualitet
8 September 2026, 10:38
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Demonstratat e përditshme në Shqipëri kundër një resorti luksoz të planifikuar në lagun...
Aktualitet
8 September 2026, 10:28
E. D
Banorët në protestë
FIER- Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë ngritur sëri...
Aktualitet
8 September 2026, 10:30
I.A
Bojkoti
TIRANË- Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bojkotuar sh&eum...
Aktualitet
8 September 2026, 10:10
I.A
FUSHË-ARRËZ- Një hetim i Institutit të Shëndetit Publik ka evidentuar një shpërthim të rasteve gastrointestinale n&eum...
Aktualitet
8 September 2026, 09:52
E. D
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku Ylber Luli mbeti i vrarë pas të shtënave me...