Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një 40-vjeçar iu drejtua redaksisë së Piranjave, duke kërkuar ndihmë për gjendjen në të cilën ndodhen katër fëmijët e tij, veçanërisht dy vajzat e mitura, 14 dhe 12 vjeçe.
VLORË- Një histori familjare e rënduar nga konfliktet, ndarja e prindërve dhe akuzat e ndërsjella për dhunë e ka çuar një familje nga fshati Bestrovë i Vlorës në një situatë alarmante.
Një 40-vjeçar iu drejtua redaksisë së Piranjave, duke kërkuar ndihmë për gjendjen në të cilën ndodhen katër fëmijët e tij, veçanërisht dy vajzat e mitura, 14 dhe 12 vjeçe.
Burri rrëfen se pas rreth 18 vitesh martesë, marrëdhënia me bashkëshorten u përkeqësua, pasi ai pretendon se zbuloi një tradhti bashkëshortore. Sipas tij, konfliktet mes çiftit u shoqëruan me episode të përsëritura dhune, kërcënime dhe përplasje, të cilat kulmuan me largimin e tij nga banesa.
Por, ndërsa marrëdhënia mes prindërve u shkatërrua, në mes të konfliktit mbetën katër fëmijët e tyre.
Haruni pretendon se dy vajzat e mëdha kanë dalë jashtë kontrollit prindëror, duke kaluar netët jashtë shtëpisë, duke konsumuar cigare dhe duke frekuentuar ambiente që përbëjnë rrezik për sigurinë e tyre.
Ai thotë se vajzat qëndrojnë jashtë deri në orët e para të mëngjesit dhe se kanë nisur të mos frekuentojnë rregullisht as shkollën.
Për të mbështetur pretendimet e tij, 40-vjeçari i ka vënë në dispozicion redaksisë edhe komunikime me mësuesen kujdestare, e cila e ka njoftuar për mungesat e përsëritura të vajzës në shkollë.
Ai shprehet gjithashtu i shqetësuar për kushtet në të cilat po qëndrojnë fëmijët, duke pretenduar se nëna largohet për periudha të gjata nga banesa dhe se vajzat e mëdha detyrohen të kujdesen për më të voglën.
Pjesë e materialeve të paraqitura nga babai janë edhe biseda të vajzave me nënën, ku bien në sy fyerjet, kërcënimet dhe një marrëdhënie e tensionuar mes tyre.
Në disa prej komunikimeve, nëna u kërkon vajzave të kthehen në shtëpi, ndërsa në një rast u thotë se nuk do t’i lejojë të hyjnë dhe se duhet të flenë jashtë.
Nga ana tjetër, vajzat e kundërshtojnë me gjuhë fyese dhe e akuzojnë nënën për mungesën e saj në familje.
Situata bëhet edhe më shqetësuese nga komunikimet që, sipas Harunit, vajzat kanë pasur me partnerin e ri të nënës. Në mesazhet e vëna në dispozicion të redaksisë, ky i fundit përdor një gjuhë tejet fyese dhe kërcënuese ndaj vajzave, madje duke u thënë se do të dërgonte persona për t’i përdhunuar.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga 40-vjeçari lidhet me komunikimin e vajzës 14-vjeçare me një burrë rreth 40 vjeç, të identifikuar si Marjusi.
Në bisedat e paraqitura, burri i kërkon vajzës fotografi me rrobat që kishte provuar, këmbëngul për t’i parë se si i rrinin në trup dhe i propozon takime për kafe, mëngjes apo për ta marrë me makinë.
Haruni pretendon se i ka zbuluar këto komunikime pasi ka kontrolluar telefonin e së bijës dhe se më pas është përballur drejtpërdrejt me personin në fjalë.
Sipas rrëfimit të tij, situata mori një tjetër drejtim kur bashkëshortja dhe vajza e dërguan në komisariat, duke e akuzuar për dhunë ndaj së miturës dhe marrjen e telefonit të saj.
Ai i mohon kategorikisht këto akuza dhe pretendon se denoncimi ndaj tij është përdorur për ta larguar nga fëmijët dhe për ta penguar të ndërhyjë në situatën që, sipas tij, po përjetojnë ata.
Haruni thotë se tashmë është në një betejë të vazhdueshme për të rifituar kontaktin me fëmijët dhe për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes së tyre.
Ai shpreh frikën se mungesa e kujdesit prindëror, braktisja e shkollës dhe ekspozimi ndaj personave e situatave të rrezikshme mund të sjellin pasoja edhe më të rënda.
Kjo histori ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe mirëqenien e katër të miturve, përgjegjësinë e të dy prindërve dhe nevojën për ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve./ Piranjat news
KORÇË- Në lagjen 17-të të qytetit të Korçës përfshirë edhe disa zona të tjera është nd&eum...
TIRANË- Një rrjet i dyshuar falsifikatorësh, që reklamonte dhe ofronte në rrjetet sociale dokumente identifikimi të falsifik...
VLORË- Mbrëmjen e sotme në hyrje tq qytetit të Vlorës policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli...
SRANDË- Emisioni “Në Shënjestër” ka hedhur dritë mbi rrethanat e ekzekutimin e Isuf Jaçajt, 58-vjeçarit...
SRANDË- Një tjetër episod i dyshuar i përplasjes mes grupeve kriminale në Sarandë dhe Ksamil është regjistruar më ...
SARANDË- Një mesazh kërcënues, ku paralajmërohej vrasja e tij dhe e familjarëve, mbërriti në adresë të Klaus ...
TIRANË- Kryeqyteti do të mirëpresë këtë të dielë edicionin e 10 –të të maratonës së Tiran&eum...
SARANDË- Emisioni investigativ “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala, ka rikthyer në vëmendje atentatin e rë...
ITALI- Procesi gjyqësor për vrasjen e Gentiana Kopilit, 45-vjeçares shqiptare që u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hud...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar se disa rajone po konstatohen probleme me aksesin dhe funksionimin e sh&eu...