Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Një nga rastet më të bujshme ishte ekstradimi në muajin gusht i irlandezit Daniel Kinahan, i konsideruar si një prej drejtuesve të klanit kriminal me të njëjtin emër dhe i lidhur me një prej rrjeteve më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të drogës.
DUBAI- Emiratet e Bashkuara Arabe duket se kanë ndryshuar qëndrim ndaj personave të kërkuar ndërkombëtarisht për veprimtari kriminale, duke përshpejtuar arrestimet dhe ekstradimet e tyre drejt vendeve që i kërkojnë. Sipas një analize të publikuar nga media italiane “Corriere della Sera”, ky ndryshim lidhet jo vetëm me luftën kundër krimit të organizuar, por edhe me interesat diplomatike dhe ekonomike të Emirateve.
Prej vitesh, Dubai është konsideruar si një strehë e sigurt për bosët e krimit, trafikantët dhe personat e përfshirë në pastrimin e parave, të cilët kanë përdorur qytetin për të investuar pasuritë e tyre dhe për t'iu shmangur drejtësisë në vendet e origjinës. Por situata duket se ka ndryshuar që prej vitit 2024, kur autoritetet emiratase nisën të intensifikonin bashkëpunimin me qeveritë e huaja për arrestimin dhe dorëzimin e personave të shumëkërkuar.
Një nga rastet më të bujshme ishte ekstradimi në muajin gusht i irlandezit Daniel Kinahan, i konsideruar si një prej drejtuesve të klanit kriminal me të njëjtin emër dhe i lidhur me një prej rrjeteve më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të drogës.
Ndërkohë, së fundmi policia në Emirate ka arrestuar edhe persona të dyshuar për organizimin e një atentati të parandaluar në Qipro, si dhe figura të rëndësishme të mafies greko-ruse, të cilët për vite me radhë kishin arritur t'u shpëtonin autoriteteve.
Sipas burimeve të cituara nga “Wall Street Journal”, autoritetet emiratase kanë kthyer në vendet e tyre 28 shtetas francezë, 23 belgë, 16 shqiptarë, rreth një duzinë danezë dhe holandezë, si dhe persona të tjerë të përfshirë në mashtrime kibernetike. Një tjetër goditje e rëndësishme ka qenë sekuestrimi i pasurive me vlerë miliarda dollarë, të lidhura me skema mashtrimi online dhe rrjete kriminale që vepronin nga Dubai.
Në shënjestër kanë qenë edhe anëtarë të DZ Mafia, një organizatë kriminale e lidhur me trafikun e drogës në Marsejë të Francës. Disa prej tyre kishin investuar në apartamente luksoze në Dubai, të cilat tashmë janë sekuestruar nga autoritetet.
Sipas analizës, ndryshimi i qëndrimit të Emirateve nuk lidhet vetëm me luftën kundër krimit. Vendi po kërkon të forcojë pozicionin e tij ndërkombëtar dhe të krijojë marrëdhënie më të mira me qeveritë perëndimore, duke fituar mbështetje diplomatike dhe ekonomike. Në këtë kontekst, ekstradimi i personave të shumëkërkuar shihet edhe si një mënyrë për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar të Dubait, i cili për një kohë të gjatë është kritikuar si një strehë për trafikantët dhe të arratisurit nga drejtësia.
Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, Dubai vazhdon të mbetet një qendër e rëndësishme financiare për individë dhe rrjete me interesa të dyshimta ndërkombëtare. Sipas ekspertëve, disa prej bosëve kriminalë, të alarmuar nga ky ndryshim strategjie, po shqyrtojnë mundësinë për t'u zhvendosur në vende të tjera ku mund të shmangin më lehtë arrestimin.
Kështu, Emiratet duket se po përpiqen të largojnë imazhin e një parajse për të arratisurit nga drejtësia, duke e kthyer bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare në një instrument të rëndësishëm të politikës së tyre të jashtme./Dosja.al
Pamje KUKËS- Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Kalimashit në...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas moslejimit të protestës paqësore para Krye...
Pamje KUKËS- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar problematika në disa zona të qark...
Pamje TIRANA- Protesta e zhvilluar këtë të hënë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi efektiv&eum...
Arion Kurtaj ANGLI- Arion Kurtaj, hakeri shqiptar që u bë i njohur ndërkombëtarisht pas sulmit kibernetik ndaj kompanisë Rockstar Gam...
Jakup Hasani FIER- Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentati...
Foto ilustruse FIER- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Levan, në zonë...
Pamje FIER- Hetimet për vrasjen e Selami Hasanit në Fier vijojnë, ndërsa policia ka shoqëruar tre persona në ambientet e Dr...
Policia në Zvicër ZVICËR- Dy shtetas shqiptarë përballen me kërkesën për gjithsej 27 vite burg në Zvicër, pa...
Pamje SHKODRA- Një tjetër rast i amortizimit të ndërtesave është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku pjesë t&eu...