Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Sipas hetimeve, lënda narkotike ishte fshehur në tapicerinë e makinës dhe kishte një vlerë tregu që kalonte 2 milionë franga zvicerane.
ZVICËR- Dy shtetas shqiptarë përballen me kërkesën për gjithsej 27 vite burg në Zvicër, pasi u kapën në prill të vitit 2025 duke transportuar 25 kilogramë kokainë të fshehur në automjet. Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për 31-vjeçarin dhe 12 vite për bashkëpunëtorin e tij 32-vjeçar, si dhe dëbimin e të dyve nga Zvicra për një periudhë 10-vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
Procesi gjyqësor ka nisur në Lugano, ndërsa dy të pandehurit ishin arrestuar në pikën kufitare të Chiassos. Sipas hetimeve, lënda narkotike ishte fshehur në tapicerinë e makinës dhe kishte një vlerë tregu që kalonte 2 milionë franga zvicerane. Dyshohet se kokaina ishte ngarkuar në Itali dhe kishte si destinacion tregjet e Evropës Veriore.
Sipas hetuesve, dy shqiptarët kishin role të ndara gjatë transportit. 31-vjeçari drejtonte automjetin ku ishte fshehur droga, ndërsa 32-vjeçari udhëtonte me një makinë tjetër përpara tij, duke shërbyer si sinjalizues për të kontrolluar rrugën.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se transporti i prillit 2025 nuk ishte rasti i vetëm. Përmes analizimit të komunikimeve telefonike dhe pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë autostradave, autoritetet kanë identifikuar katër udhëtime të dyshuara të kryera nga dy personat në periudhën nëntor 2024 - prill 2025.
Gjatë seancave gjyqësore, të dy të pandehurit kanë kundërshtuar akuzat se kishin dijeni të plotë për sasinë e drogës që transportonin. 31-vjeçari ka deklaruar se kishte pranuar të kryente transportin kundrejt pagesës prej 5 mijë eurosh, duke pretenduar se mendonte se në automjet kishte jo më shumë se 5 kilogramë drogë. Ndërsa 32-vjeçari ka pranuar se e dinte që po transportohej lëndë narkotike, por ka mohuar të kishte dijeni për sasinë e saj.
Prokurori Luca Losa ka kundërshtuar pretendimet e tyre, duke vënë në dyshim mundësinë që një organizatë kriminale të besonte një ngarkesë me vlerë kaq të madhe te persona që nuk njihnin përmbajtjen e saj. Të dy shqiptarët akuzohen për shkelje të rëndë të ligjit federal për narkotikët, pastrim parash dhe hyrje të paligjshme në territorin zviceran. Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të përcaktojë përgjegjësinë penale të dy të pandehurve dhe masën e dënimit./Dosja.al
Pamje SHKODRA- Një tjetër rast i amortizimit të ndërtesave është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku pjesë t&eu...
Foto ilustruse KUKËS- Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në afërsi të pikës k...
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli KOSOVA- Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi dënimet për tre të akuzuarit në &c...
Pamje SHKODRA- Një bazë e fshehtë nëntokësore, e përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, është...
Manastiri i Graçanicës Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektorati...
Foto nga shembja e objekteve POGRADEC- Aksioni për rehabilitimin e lumit të Vërdovës në Pogradec ka nisur me shembjen e disa ndë...
Një person duke ecur pranë një dyqani që ofronte vende pune, në Prishtinë Tetëdhjetë e shtatë mijë vende t&e...
TIRANË- Policia ka gjetur dy armë zjarri brenda automjetit të djegur në fshatin Dërmënas, i cili dyshohet se është...
KOSOVË- Transferimi i parave nga një bankë në tjetrën në Kosovë, që deri më tani mund të merrte disa orë...
SERBI- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe në Parlamentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklarua...